Edita Tahiri: Diplomacia e Kosovës me dështime serioze, nuk duhet të flitet për kufijtë me Serbinë

Politika

Edita Tahiri: Diplomacia e Kosovës me dështime serioze, nuk duhet të flitet për kufijtë me Serbinë

Nga: N.H Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 17:03
Edita Tahiri

Kosova përveç që vazhdon të ketë ngecje në procesin e njohjeve të reja, së fundi raportohet se ka edhe tërheqje të njohjeve nga disa vende të botës. Është Serbia, ajo e cila po vazhdon fuqishëm lobimin e saj kundër Kosovës, derisa edhe deklaron se ka tërheqje.

Ish- zëvendëskryeministrja e Kosovës shprehet se deklarimet e Ambasadorit të Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Conell janë shqetësuese, andaj edhe ka theksuar se duhet ndryshime rrënjësore tek të strategjia diplomatike.

Ish-zëvendëskryeministrja dhe ish-shefja e Ekipit të Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se deklarimet e ambasadorit Britanik janë shqetësuese, andaj siç ka deklaruar Tahiri çështja është serioze në vend.

“Diplomacia e Kosovës ka dështime serioze, jo vetëm që nuk ka arritur të siguroj njohje të reja, por janë shqetësuese deklarimet e ambasadorit britanik i cili ka pohuar se ka kontestime apo disa tërheqje të njohjeve. Për mendimin tim situata është alarmante dhe kërkon syçeltësi nga qeveria dhe gjithë institucionet shtetërore”, ka thënë Tahiri.

Tahiri me tej thekson se diplomacia e Kosovës duhet afirmoj qëndrimin se në dialogun me Serbinë nuk duhet të hapet tema e kufijve, por, sipas saj, duhet biseduar për njohje reciproke mes dy shteteve si e vetmja zgjidhje që sjell paqe dhe stabilitet.

“Duhet ndryshuar rrënjësisht strategjinë diplomatike për njohje dhe afirmimin ndërkombëtar të Kosovës. Po ashtu diplomacia e Kosovës duhet afirmoj qëndrimin se në dialogun me Serbinë nuk duhet të hapet tema e kufijve, por duhet biseduar për njohje reciproke mes dy shteteve si e vetmja zgjidhje që sjell paqe dhe stabilitet dhe që njeh historinë e gjenocidit serb kundër shqiptareve, për të cilën Serbia duhet të marrë përgjegjësi dhe të sillet konform kësaj përgjegjësia”, ka përfunduar ish- zëvendëskryeministrja, Edita Tahiri për gazetën “Bota sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat