“Kosova nuk ka marrëveshje me NATO-n apo KFOR-in për kompetencat e FSK-së”

Politika

“Kosova nuk ka marrëveshje me NATO-n apo KFOR-in për kompetencat e FSK-së”

Nga: G.B Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 17:10
Pjesëtarë të FSK-së

Komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuoci ka thënë se Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk mund të operojnë edhe në veri dhe për të shkuar atje duhet leja e KFOR-it.

“Policia e Kosovës operon në mbarë Kosovën, përfshirë edhe veriun, andaj ata nuk kanë nevojë të jenë të autorizuar. Në lidhje me Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) ekziston një marrëveshje sipas së cilës për t’u angazhuar në pjesën e veriut të Kosovës duhet të autorizohen nga KFOR-i”, ka thënë ai në një intervistë për “Europeanwesternbalkans”.

Lidhur me këtë, politologu Ramush Tahiri, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, se një marrëveshje e tillë ka ekzistuar edhe më herët në mes të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.

Image
Ramush Tahiri

“Është e vërtetë kjo që thotë komandanti i KFOR-it që përgjithësisht trupat e TMK më herët, e të FSK tash nuk mund të lëvizin brenda territorit të Kosovës pa lejen e KFOR it. Kjo është marrëveshja dhe mandati që më herët ka vlejtur edhe për Policinë e Kosovës në zonën pesë kilometrash përgjatë kufirit të Kosovës, gjë që nuk e di a vlen ende”, është shprehur ai.

Sipas Tahirit, shteti nuk ka ndonjë marrëveshje me NATO-n apo me KFOR-in për mandatin apo kompetencat e FSK-së.

“Nuk e di që shteti i Kosovës të ketë ndonjë marrëveshje me NATO-n apo me KFOR-in për mandatin apo kompetencat. Kosova është në dijeni për shfrytëzimin e territorit të saj, përkatësisht për stacionimin në territorin e saj të KFOR-it por jo që është palë në nënshkrimin e çfarëdo marrëveshje”, ka deklaruar Ramush Tahiri për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat