Drejtësia e kapur nga kapo-banditët, kriminelët e vërtetë në liri

Politika

Drejtësia e kapur nga kapo-banditët, kriminelët e vërtetë në liri

Nga: N.Sh Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 17:56
Ilustrim

Njohësi i çështjeve politike Skënder Zogaj thekson se, në Kosovë shteti është i kapur dhe institucionet funksionojnë vetëm aq sa ua lejojnë kapo-banditët e nëntokës së krimit të organizuar të cilët janë më të fuqishëm se sistemi i drejtësisë!

“Pa lejen e kapo-banditëve asnjë lëndë serioze nuk guxon të shqyrtohet, e nëse merret në shqyrtim, dihet paraprakisht rezultati i vendimit: siç është shembulli eklatant i dënimit të Xhabir Zharkut, që nga salla e gjyqit, në vend se të dërgohet në burg, është dërguar në aeroport për ta kaluar kohën e dënimit duke “vuajtur” nëpër flladet e Skandinavisë! Kjo është drejtësia e Kosovës aktualisht, prandaj, nuk ka asnjë shansë që kriminelët e vërtetë të guxoj dikush t’i gjykoj, e besa as tu thotë se i kanë sytë e zi! “, pohon Zogaj për gazetën “Bota sot”.

Ai shton se, drejtësia i gjykon dhe i dënon vetëm rastet ordinere, ata qytetarë krahëthatë që nuk e kanë asnjë person të fort në pushtet!

Image
Skënder Zogaj

“Dënohen për korrupsion zyrtarë të vegjël që mitosen me 5-10-15 euro, por asnjëherë milionerët, ata që, fjala vjen, që për leje të ndërtimit të lartë shpërblehen me 5-10-15 banesa e dyqane! Këta janë bosët e krimit të cilët e kanë kapur shtetin prandaj, drejtësia vendore nuk mund t’i gjykojë liderët dhe politikanët, forca e të cilëve ushqehet nga energjia kriminale! Gjykata speciale mbetet shpresa e vetme e shënimit të kthesës së dëshiruar”, potencon Skënder Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat