Zemaj: Kosovës i duhet Vettingu sepse drejtësia nuk i dënoi njerëzit e “fuqishëm”

Politika

Zemaj: Kosovës i duhet Vettingu sepse drejtësia nuk i dënoi njerëzit e “fuqishëm”

Nga: N.Sh Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 18:45
Armend Zemaj

Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Armend Zemaj pohon se drejtësia në Kosovë nuk ka treguar efikasitet në ndjekjen dhe dënimin e kryesve të veprave korruptive, e sidomos ndaj atyre njerëzve të fuqishëm të politikës.

Zemaj, thotë së një proces Vettingu dhe një ligj i fortë për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme janë më shumë sesa nevojë për Kosovën.

Ai pohon se, duhet të ndohë Vettingu që Kosova të ecë përpara në zhvillim dhe integrim evropian.

“Drejtësia në Kosovë nuk ka treguar efikasitetin e duhur në ndjekjen dhe dënimin e kryesve të veprave korruptive në Kosovë e sidomos njerëzit e “fuqishëm” të politikës ku pasuria e tyre është rritur në mënyrë enorme dhe të pajustifikueshme. Kjo i ndërlidhë edhe si ndihmesë e krimit të organizuar sepse mos marrja e dënimit për shumë vepra të kryera është jo vetëm dobësi e sistemit por edhe fuqizim i strukturave kriminale që veprojnë në Republikën e Kosovës. Andaj një proces Vettingu dhe një ligj i fortë i cili merret me konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme janë më shumë se nevojë që Kosova të ecë përpara në zhvillim dhe integrim evropian”, thotë Armend Zemaj për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat