Edhe Evropa e din se nuk gjykohen “peshqit e mëdhenj” në Kosovë

Politika

Edhe Evropa e din se nuk gjykohen “peshqit e mëdhenj” në Kosovë

Nga: N.Sh Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 15:42
Ilustrim

Jeta politike në Kosovë është në udhëkryq, nuk ka ndonjë punë të mirëfilltë në drejtim të shtetndërtimit.

Kjo jetë politikë në Kosovë është me shumë afera dhe skandale të ndryshme.

Profesor Dr. Binak Maxharraj pohon se, Qeveria dhe Parlamenti pothuajse janë në amulli politike.

Sipas tij, në gjendje të mjerueshme është situata në Ministrinë e Jashtme dhe në atë për Integrimet evropiane. Në këto Ministri diçka nuk shkon ka ngecje, ka skandale dhe afera te ndryshme.

“Në Ministrinë e jashtme gjendja është skandaloze, ka amulli, neglizhencë dhe jo efikasitet në punë. Diplomacia e Kosovës ka ngecje drastike në punën e saj, s”ka aktivitet sikur kjo diplomaci më shumë është mbrapa së sa që shkon përpara. Kemi një trupë diplomatike të zgjedhur pa kritere që i lypë diplomacia, të paftë, pa dije dhe sens politikë, aty kemi njerëz që haber nuk kanë në diplomaci, të pa aftë, të pa shkollë, janë militant të partive politike, të cilët janë dërgua nëpër Ambasada tona nëpër botë pa ditë se si mbrohen  dhe përfaqësohen interesat e shtetit që e përfaqësojnë. Kjo krijon një imazh të keq në botë. Shumica e Ambasadave tona në shtetet që na kanë njohtë nuk kanë shërbime diplomatike, çka krijon boshllëk çka ndikon që lidhjet me këto shtete nuk janë në nivel të duhur”, thotë Maxhararaj për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, edhe në Ministrin e Integrimev, gjithashtu nuk vërehet ndonjë aktivitet diplomatik nëpër botë, nuk kanë sens për punën qe e ushtrojnë, janë inerte.

Image
Prof. Dr. Binak Maxharraj

“Krejt kjo po ndikon që nuk kemi njohje të reja. Për dy vite na erdhën vetëm dy njohje. Kurse nga ana tjetër shteti tjetër, fqiu i jonë Serbia, duke e pa këtë boshllëk diplomati të vendit tonë, është lëshu në aktivitet intensiv diplomatik në drejtim të çnjohjeve nga disa shtete që na kanë njohtë, sidomos me ato vende që nuk i kemi mbulu me shërbimin diplomatik. Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq është shumë aktiv në drejtim të çnjohjeve të sa më shumë shteteve që e kanë njohtë Kosovën. Ai këto ditë doli se ka arritë që të ia çregjistroi njohjet nga 10 shtete të ndryshme”, potencon profesori.

Sipas tij, Ministria e Jashtme po i demanton, por jo fortë bindshme, këto çnjohje pa prezentu kurrfarë dokumenti, por mbrohen vetëm me së nga ato shtete nuk kemi asnjë njoftim, çka nuk është fortë bindëse.

Ai shton se, nuk shkojnë më tej, nuk vejnë kontakte diplomatike me këto vende për me gjetë të vërtetën. “Kjo do të thotë se në vend se të kemi sa më shumë njohje, po del se çnjohjet po dalin më shumë se njohjet në këto dy vitet e fundit”.

“Nuk është aspak më e mirë situata në Ministrin e Integrimeve Evropinan, sidomos në liberalizimin e vizave. Qe katër vite kjo çështje nuk hiqet nga rendi i ditës në institucionet e shtetit, se do të kemi së shpejti vizat, së është çështje kohe, secili pushtetar që qohet më herët e jep ndonjë afat, por viza nuk ka, anipse thonë së i kemi plotësu të gjitha kushtet e BE. Atëherë ç’po ndodhë me vizat, pse ato nuk po vijnë, ku është ngecja. Kush është fajtor, apo fajtori është jetim. E tërë diplomacia, politikanet dhe institucionet në këtë drejtim nuk janë angazhuar sa duhet për përmirësimin e imazhit të Kosovës në botë. Shkaqet që e ngadalësojnë liberalizimin e vizave është puna jo e mjaftueshme e institucioneve tona në zbatimin e ligjit. Evropa e dinë fortë mirë se sistemi i drejtësisë nuk është në nivel, se prokuroret, gjykatësit nuk janë të pavarur, janë nën ndikimin e politikes dhe bandave të ndryshme politike, nuk ka gjykime të drejta sidomos të peshqve të mëdhenj të korruptuar, edhe nëse ka ndonjë proces gjyqësor ndaj tyre, ato procese përshkruhen, anashkalohen dhe në fund lirohen”, thotë Maxharraj.

Ai pohon se, nga ana tjetër skandalet dhe aferat e ndryshme në Qeverinë e Kosovës, paaftësia e Parlamentit për punë të mirëfilltë, por edhe dialogu me Serbinë po i jep një hije dhe imazh të keq në opinionin botëror, sepse në plan të parë në këtë dialog ka dalë ndarja, copëtimi apo korrigjimi i kufijve e jo gjetja e një mënyre se si të normalizohen marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë në të mirë të qytetarëve për një jetë më të mirë. Kur korrigjimi dhe ndarja e Kosovës del në plan të parë, atëherë te shumë shtete krijohet iluzioni së çka po ndodhë më të vërtetë më këtë dialog, krijon huti te shumë shtete që hamenden të na pranojnë, apo ndoshta edhe në të kundërtën edhe ta na çnjohin, sepse shtrohet pyetja po si ta pranoj unë Kosovën me kufij tjerë, kurse shteti tjetër e ka njohtë më kufij tjerë”, thotë Dr. Maxharraj.

E terë kjo, sipas tij, është një punë që e bëjmë kundër vetës, e kur je kundër vetes, pse të mos jenë edhe të tjerët kundër teje.

“Të gjitha këto që i përmenda më lartë e bëjnë një imazh të keq të Kosovës në arenën ndërkombëtare, e sidomos në shtetet e Evropës të cilat edhe po hezitojnë të votojnë për liberalizimin e vizave që sipas të gjitha gjasave do të shtyhet, bile edhe ndoshta deri në vitin 2020. Askush në Kosovë, as politikanët, as diplomacia e as institucionet nuk kanë të drejtë të ankohen të BE për neglizhencën tonë, për mosrealizimin e kritereve sidomos në sferën e korrupsionit i cili nuk luftohet sa duhet, ose edhe është bë shumë pak, askush nuk na ka faj pse e kemi një sistem të drejtësisë jo të mirëfilltë, të kapur dhe të zaptuar ku në të cilin gjithkush i futë duart. Për të gjitha këto nuk na ka faj askush, faji kryesor është i joni, është mospuna dhe neglizhenca e jonë”, përfundon prof. Dr. Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat