Nagavci: Vetëvendosje e gatshme për zgjedhje

Politika

Nagavci: Vetëvendosje e gatshme për zgjedhje

Nga: N. H Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 16:42
Arbërie Nagavci

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, thotë se partia e saj e ka bërë të qartë qëndrimin e saj sa i përket kërkesës për zgjedhje të reja.

Sipas saj, sa më parë që do mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme, është aq më mirë për vendin.

“Lëvizja Vetëvendosje e ka bërë të qartë qëndrimin e saj. Ne besojmë që sa më parë që të mbahen është aq më mirë për vendin, dhe ne si subjekt jemi të gatshëm për zgjedhje, pas parasysh që se secila ditë që po kalon kjo qeverisje çdo ditë e më shumë po e humb legjitimitetin e vet”, thotë Nagavci.

Tutje, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje shton se kjo qeveri ka marrë edhe shumë vendime të cilat, siç thotë ajo, po e rëndojnë buxhetin e vendit.

“Për më shumë kjo qeverisje ka marrë një varg vendimesh të cilat e rendojnë shumë edhe buxhetin e vendit, por edhe sistemin e drejtësisë, shëndetësinë e kështu më radhë”, ka përfunduar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci për gazetën “Bota sot”.

Ndryshe, tashmë pothuajse të gjitha partitë opozitarë vazhdojnë ta bëjnë më dije kërkesën e tyre për zgjedhje të jashtëzakonshme, pasi që, sipas tyre, Qeveria aktuale është Qeveri e pakicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat