Abazi jep paralajmërimin, ky do të jetë dështimi i radhës për Kosovën

Politika

Abazi jep paralajmërimin, ky do të jetë dështimi i radhës për Kosovën

Nga: G.B Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 17:04
Haki Abazi

Për herë të tetë Kosova do të tentojë sërish këtë vit që të bëhet anëtare e organizatës Interpol.

Se a pritet që këtë vit të anëtarësohet në këtë organizatë, njohësi i çështjeve aktuale politike në vend, Haki Abazi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se përfaqësuesit e Kosovës e kanë humbur besimin ndërkombëtar dhe këtë e dëshmon mungesa e sukseseve.

“Përfaqësuesit e Kosovës kanë humbur kredibilitetin ndërkombëtare. Këtë e tregon pozita dhe mungesa e plote e sukseseve në çdo front. Ministria e punëve të jashtëm është bërë klub i njerëzve të paaftë dje me përjashtime por kryesisht me ambasadorë kushërinj e të afërm që janë aty për të mbrojtur interesat e individëve dhe jo për të provuar agjendën shtetërore dhe prioritetet”, është shprehur ai.

Sipas tij, për anëtarësimin në Interpol nuk është bërë asgjë dhe fotografitë janë vetëm për konsum të brendshëm, andaj gjasat për të qenë pjesë e kësaj organizate janë shumë të vogla.

“Nuk është bërë asgjë spektakulare për anëtarësim në Interpol, nuk ka strategji nuk ka vizion dhe as nuk ka agjendë. Ato që shihen janë skena dhe fotografi për konsum të brendshëm. Sistemi i korruptuar dhe i kriminalizuar në qeverinë dhe institucionet e Kosovës është armiku kryesor. Gjasat janë shumë të vogla që të bëhemi anëtarë dhe ajo që e bën shumë të rëndë është nëse ky tentim dështon, atëherë cementohen vendimet kundër dhe kjo gjë është shumë e rrezikshme”, ka vlerësuar Abazi.

Ai thotë se siç kemi dështuar në liberalizimin e vizave, do të ndodhë edhe me Interpol-in dhe UNESCO-. “Ashtu siç është dështuar në liberalizimin e vizave dhe askush nuk ka dhënë dorëheqje e nuk ndjehet përgjegjës ashtu ka ndodhur edhe për Interpolin, UNESCO dhe gënjeshtrat për anëtarësim në 40 organizata e mekanizma regjional që ishin premtuar nga Enver Hoxhaj dhe Petrit Selimi në kohën kur Kosova pranoi të marrë fusnotën. Niveli i papërgjegjësisë dhe paturpësisë e bën që të mos befasohemi për dështimet”, ka deklaruar Haki Abazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat