“Thaçi nuk guxon ta përmend Kosovën Lindore para Mogherinit”

Politika

“Thaçi nuk guxon ta përmend Kosovën Lindore para Mogherinit”

Nga: N.H Më: 16 nëntor 2018 Në ora: 17:29
Federica Mogherini, Hashim Thaçi

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Haki Abazi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se presidenti aktual, Hashim Thaçi nuk ka mandat për biseda me homologun e tij, Aleksandër Vuçiq, andaj, sipas tij, kjo nuk është pak gjë.

“Thaçi nuk ka mandat për biseda me Vuçiqin. Kjo gjë nuk është pak gjë. Kjo është çështja kryesore. Serbia edhe BE-ja e dinë mirë që Thaçi nuk ka mandat dhe as nuk ka fuqi politike për të implementuar asnjë marrëveshje e vendim”, ka thënë Abazi.

Abazi potencon se para Federica Mogherinit presidenti Thaçi nuk e ka guximin të flasë për Kosovën Lindore.

Tutje, ai ka thënë se Thaçi është i interesuar që të jetë në një nënshkrues për ta shpëtuar lëkurën e vet.

Image
Haki Abazi

“Siç edhe e keni parë para Mogherinit, Thaçi as që guxon ta përmend Luginën Preshevës, ai as nuk guxon të përmend as faktin që Serbia është duke lobuar fuqishëm për tërheqjen njohjeve, kjo tregon që Thaçi është i interesuar që të jetë në një nënshkrues për ta shpëtuar lëkuren e vet pavarësisht se çka në fakt do të ndodhë më pastaj”, ka potencuar ai

Në fund, Abazi ka theksuar se krejt kjo çka po ndodhë është vetëm humbje kohe.

“Kjo që po ndodhë është humbje kohe, kredibiliteti dhe zvogëlimi i hapësirës për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjate të problemeve në Ballkan e në mënyrë specifike të problemit shqiptaro- serb”, ka përfunduar njohësi i zhvillimeve politike, Haki Abazi, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat