Pacolli: Ramush Haradinaj, Dhurata Hoxha dhe Abelard Tahiri të japin dorëheqje

Politika

Pacolli: Ramush Haradinaj, Dhurata Hoxha dhe Abelard Tahiri të japin dorëheqje

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 17 nëntor 2018 Në ora: 09:37
Dhurata Hoxha, Abelard Tahiri dhe Ramush Haradinaj; foto ilustrim nga "Bota sot"

“Kryeministri në fillim të mandatit të tij ka premtuar që liberalizimi i vizave do të ndodh brenda 90 ditëve dhe këtë nuk ka arritur ta realizoj edhe pas shumë muajve. Kryeministri fali edhe 8200 hektarë tokë Malit të Zi me premtimin për liberalizimin e vizave. Sot Kosova ka 8200 hektarë tokë me pak por nuk ka viza. Kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi dhe se bashku me Ministren e Integrimeve Evropiane dhe Ministrin e Drejtësisë duhet të japin dorëheqje” ka thënë deputetja e Vetëvendosjes Fitore Pacolli.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, njëherit anëtare në Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, ka thënë për gazetën “Bota sot” se Kryeministri fali edhe 8200 hektarë tokë Malit të Zi me premtimin për liberalizimin e vizave.

“Kryeministri në fillim të mandatit të tij ka premtuar që liberalizimi i vizave do të ndodh brenda 90 ditëve dhe këtë nuk ka arritur ta realizoj edhe pas shumë muajve. Kryeministri fali edhe 8200 hektarë tokë Malit të Zi me premtimin për liberalizimin e vizave. Sot Kosova ka 8200 hektarë tokë me pak por nuk ka viza. Kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi dhe se bashku me Ministren e Integrimeve Evropiane dhe Ministrin e Drejtësisë duhet të japin dorëheqje” ka thënë ajo.

Tutje Pacolli, ka shtuar se kryeministri duke pranuar përgjegjësinë paska bërë një hap pozitiv por kjo nuk do të thotë asgjë nëse nuk shoqërohet me dorëheqje.

“Kemi fare pak raste në Kosovë që kanë dhënë dorëheqje për shkak të barrës së përgjegjësisë. Por kemi shumë raste kur politikanët jo që nuk japin dorëheqje por as nuk e pranojnë përgjegjësinë. Kryeministri duke pranuar përgjegjësinë paska bërë një hap pozitiv por kjo nuk do të thotë asgjë nëse nuk shoqërohet me dorëheqje” ka përfunduar Fitore Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat