Driton Selmanaj: Dhuna e këtyre tre liderëve e la Kosovën pa viza - Bota Sot
Driton Selmanaj: Dhuna e këtyre tre liderëve e la Kosovën pa viza

Politika

Driton Selmanaj: Dhuna e këtyre tre liderëve e la Kosovën pa viza

Nga: N.A. Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 14:13
Driton Selmanaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, në një bisedë me gazetën “Bota sot” ka thënë se dhuna e krijuar nga Haradinaj, Limaj dhe Kurti në kohën e qeverisë Mustafa e ka humbur rastin ideal për viza.

Sipas tij, situata aktuale është goxha komplekse pasi që Bashkimi Evropian pritet që vitin e ardhshëm të ketë zgjedhje dhe situata e saj mund të ndërroj si brenda ashtu edhe jashtë saj.

“Në radhë të parë dështimi për viza ka ndodhur si rezultat i dhunës që është shkaktuar tri viteve të fundit sidomos në kohë e demarkacionit, mos kalimi atij dokumentim, në fakt po të kalohej atëherë kjo temë do të ishte harruar dhe ne do kishim liberalizmi të vizave së bashku me Ukrainën dhe Gjeorgjinë , por si rezultat i papërgjegjësisë së kryeministrit aktual ku në atë kohë ishte së bashku me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Nismën, e kemi këtë situatë aktuale” ka thënë ai

Selmanaj ka nënvizuar se, BE është deklaruar se Kosova tashmë ka humbur rastin ideal për liberalizim të vizave.

“Prandaj ne po paguajmë ose qytetarët e Kosovës janë duke vuajtur si rezultat i sjelljes së papërgjegjshme të këtij kryeministri së bashku me aleatët e tij të asaj kohe, ndërsa sot situata është goxha komplekse, Bashkimi Evropian pritet që vitin e ardhshëm të ketë zgjedhje dhe situata e saj mund të ndërroj si brenda ashtu edhe jashtë saj. Unë mendoj që përgjegjësia kryesore bie mbi këtë individ, mbi ata njerëz të cilët janë sjellë keq në atë kohë, sepse po të ishte gjendja në rregull në atë kohe ne tashmë do ta kishim liberalizmin e vizave, dhe tani do flisnim për tema tjera, tani jemi në situatë ku jemi, përgjegjësi dihet tashmë, Bashkimi Evropian nuk kërkon kushte të reja, në takimin që kemi pasur ata kanë thënë se ne kemi humbur rastin ideal që kemi pasur dhe tash do ta shohim rastin tjetër tonë ideal kur do ju liberalizohen vizat” ka thënë Selmanaj.

Në fund, Selmanaj ka shtuar se për Haradinaj qëllim kyç është pushteti dhe joshja për pushtet.

“Edhe po të kalonte demarkacioni në kohën e qeverisë Mustafa ne nuk do kishim liberalizmi të vizave, për shkak të dhunës publike që shkaktonte opozita e atëhershme, nëse mbani mend nuk lejonin punën në asnjë seancë plenare, nëse mbani mend 100 policë para qeverisë, digjej objekti i qeverisë, qëllohej shtëpia e kryeministrit ,dhe  në atë situatë nuk mund të flitej as për liberalizmi të vizave dhe për asgjë, në atë kohe ishte  në pikëpyetje  edhe vetë ekzistenca e shtetit dhe çdo që kishim arritur deri në atë kohë, prandaj është rrëzuar qeveria si rezultat i dhunës së partive politike në opozitë dhe në atë kohë, ku dokumenti e njëjtë e votoi kryeministri Haradinaj pasi e mori postin e kryeministrit, për Haradinaj është vetëm pushteti, joshja për pushtet që e ka sjellë në këtë situatë. Prandaj, por them që paritë politike qoftë në pushtet qoftë në opozitë duhet kuptuar që interesat e shtetit duhet të vendosen në radhë të parë, nuk është interes për disa vota apo pozita më shumë, sepse shikoni sa na kushton kjo, ne tashmë nuk e dimë kur do ta kemi liberalizimin e vizave, e kjo çështje ka mund të jetë e harruar, po të mos sillej opozita agresive edhe jo demokratike, ne po i vuajmë pasojat e një opozitë të papërgjegjshme.” ka përfunduar Driton Selmanaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test