Krasniqi i kundërpërgjigjet kryeministrit Haradinaj: Do kemi migrim legal pas liberalizimit

Politika

Krasniqi i kundërpërgjigjet kryeministrit Haradinaj: Do kemi migrim legal pas liberalizimit

Më: 17 nëntor 2018 Në ora: 15:46
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur për mediat vendore se asnjë qytetarë nuk do të largohet nga Kosovës nëse liberalizohen vizat.

Por, analisti politik, Faik Krasniqi nuk pajtohet me mendimin e Haradinajt se qytetarët e Kosovës nuk do të largohen nga vendi pas liberalizimit të vizave, pas për faj të politikaneve të korruptuar, dhe për shkak të burokracisë së BE-së, qytetarëve të Kosovës i është mohuar kjo e drejtë në këto dy dekadat e fundit.

Image
Faik Krasniqi

“Liberalizimi i vizave është një e drejt që u është mohuar qytetareve në këto dy dekadat e fundit. Për faj të politikaneve të korruptuar, dhe për shkak të burokracisë së BE-së. Nuk pajtohem aspak që asnjë qytetar i Kosovës nuk do të largohet pas liberalizimit të vizave. Do të thoja mbi gjysma e popullatës. Por pas liberalizimit të vizave do kemi emigrim legal në vendet e BE-së, në ato shtete ku ekziston ligji i punës për vendet e Ballkanit Perëndimor, e sidomos në Gjermani ku me 1 janar 2019 hynë në fuqi ligji që i mundëson çdo qytetari të këtij rajoni që të punojnë atje pa patur nevojë të jenë shtetas të BE-së, dhe me procedura të thjeshtësuara”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Sipas Krasniqit e mira e liberalizimit të vizave është se nuk do të ketë migrim ilegal dhe azilkërkues nga Kosova në vendet e BE-së.

“E mira e liberalizimit të vizave që s'do ketë migrim ilegal dhe azilkërkues nga Kosova në vendet e BE-së, sepse qytetaret e Kosovës janë të vetëdijshëm që gjasat për të fituar azil janë minimale, pothuajse zero. Për emigrim legal drejt BE-së pas liberalizimit të vizave janë edhe institucionet e Kosovës dhe partitë politike, sepse ata dhe organizatat e ndryshme kanë bërë sondazhe te ndryshme. Por edhe çdo qytetar e ka nga një sondazh të vetin, në bazë të bisedave me miq dhe familjare, ku çdo i dyti ka në plan të shkojë të punojë në mënyrë legale në vendet e lartcekura!”, ka përfunduar ai për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat