“Politikanët në Kosovë nuk e nuk e njohin fjalën përgjegjësi, e aq më pak dorëheqje”

Politika

“Politikanët në Kosovë nuk e nuk e njohin fjalën përgjegjësi, e aq më pak dorëheqje”

Nga: N.A Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 20:36
Behgjet Pacolli, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Hashim Thaci, Fatmir Limaj

Të gjithë pretendentët për kryeministër që nga pas lufta, premtim kryesor për të ardhur në krye të vendit e kanë pasur dhe vazhdojnë të kënë liberalizmin e vizvave.

Të njejtin premtim e kishte dhënë edhe kryeministri aktual i vendit, Ramush Haradinaj mirëpo afati për liberlaizmin të vizave sipas tij do ishte vetëm 90 ditë.

E tani që kanë kaluar disa muaj që nga konstituimi i qeverisë Haradinaj ende nuk kemi lëvijze të lirë të qytetarëve.

Mirëpo sa do të ishte njerëzore që politikanët tanë të jepnin dorëheqje pas mos realizimt të premtimeve të tyre.

Image
Imer Mushkolaj

Njohësi i zhvillimeve politike në vend, Imer Mushkolaj ka thënë për gazetën “Bota sot” se në përgjithësi politikanët në Kosovë nuk e njohin fjalën “përgjegjësi”, e aq më pak “dorëheqje”, andaj vazhdojnë të premtojnë e të mos realizojnë.

“Po të ishte që qeveritë të kishin dhënë dorëheqje për shkak të premtimeve të papërmbushura, atëherë Kosova do të mbetej vazhdimisht pa qeveri. Më e pakta që do të duhej bërë në këto raste, pasi që dorëheqja fatkeqësisht nuk vjen në konsiderim, do të ishte shprehja e keqardhjes, marrja e përgjegjësisë për premtimet e parealizuara. Në përgjithësi politikanët në Kosovë nuk e njohin fjalën “përgjegjësi”, e aq më pak “dorëheqje”, andaj vazhdojnë të premtojnë e të mos realizojnë” ka thënë Imer Mushkolaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat