E konfirmon vëllai i kolonelit: Bardhyl Mahmuti në një tubim në Suedi u zotua se do ta vrasin Ahmet Krasniqin

Politika

E konfirmon vëllai i kolonelit: Bardhyl Mahmuti në një tubim në Suedi u zotua se do ta vrasin Ahmet Krasniqin

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 18 nëntor 2018 Në ora: 21:00
Behxhet Krasniqi dhe Bardhyl Mahmuti

Vrasja e kolonel Ahmet Krasniqit është nën juridiksionin e Gjykatës Speciale. Kështu ka thënë në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot” Behxhet Krasniqi, vëllai i ish Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovë Ahmet Krasniqi. Ai ka konfirmuar se në Suedi, Bardhyl Mahmuti, kishte bërë thirrje për vrasjen e kolonelit.

Gjatë intervistës Krasniqi ka folur edhe rreth deklaratave të Gani Gecit, i cili ka akuzuar Presidentin Thaçi për vrasjen. Ai ka thënë se nuk e merr si të pa mundur atë që ka deklaruar Geci.

“Bota sot”: Z. Krasniqi, çfarë është duke ndodhur në hetimet për vrasjen e vëllait tuaj, Kolonel Ahmet Krasniqit?

Behxhet Krasniqi: Gjykata Speciale e ka nën juridiksion edhe rastin e vëllait tim. Ndërsa ne si familje jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me ta për aq sa dimë dhe mundemi, deri në zbardhjen e rastit. Për shkak të hetimeve të vazhdueshme, unë nuk mund të jap detaje më shumë lidhur me këtë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat