Shala tregon se çka përfiton Kosova nëse anëtarësohet në Interpol

Politika

Shala tregon se çka përfiton Kosova nëse anëtarësohet në Interpol

Nga: G.B Më: 19 nëntor 2018 Në ora: 21:24
INTERPOL

Nesër do të mbahet Asambleja e Përgjithshme e Interpol-it në Dubai, ku në rend dite është edhe pranimi i Kosovës.

Deri më tani ka optimizëm se Kosova do jetë anëtare e kësaj organizate, derisa ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka thënë se janë siguruar votat e mjaftueshme “për”.

Se a do të anëtarësohet Kosova në Interpol dhe çka përfiton Kosova nëse anëtarësohet, njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, ka thënë për gazetën “Bota sot” se Kosova do të bëhet anëtare e Interpol-it.

Image
Drizan Shala

“Kosova do të anëtarësohet kësaj radhe në organin më të lartë ndërkombëtar për zbatim të ligjit të dhe punëve policore”, është shprehur ai.

Shala ka treguar dhe përfitimet pozitive të Kosovës nga anëtarësimi në këtë organizatë.

“Anëtarësimi i Kosovës në Interpol do t’i sigurojë në dy drejtime anë pozitive siç janë: Së pari në shkëmbimin e informacioneve nga Interpoli drejtpërdrejt në MPB do të zhvillohet pa pengesa siç ishte deri me tani përmes UNMIK apo EULEX. 2. Do të forcohet karakteri i saj politik dhe shtetëror në arenën ndërkombëtare”, ka deklaruar Drizan Shala për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat