Haziri: Mos pranimi i Kosovës në INTERPOL, goditje e madhe për Kosovën

Politika

Haziri: Mos pranimi i Kosovës në INTERPOL, goditje e madhe për Kosovën

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 18:31
INTERPOL

Mos pranimi i Kosovës në INTERPOL është një goditje e madhe për Kosovën dhe një dështim për tërë spektrin politikë dhe tërë politik bërjen si pozitë dhe opozitë në Kosovë.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri ku sipas tij, askush nuk ka pronësi mbi vendin, pasi Kosova i takon sovranit që me votat e deleguara pajisë me besim e përgjegjësi, individë të caktuar për të ushtruar funksionet e shtetit në institucione me kompetencë.

Në një prononcim për “ Bota sot”  Haziri ka pohuar se në këtë pikë Kosova ka dështime në të gjitha shtyllat e shtetit, e në veçanti në Ekzekutiv dhe legjislativ.

Image
Ismet Haziri

“Dëshmi për këtë e kemi popullin por edhe stenogramet ku legjislativi në shumicën e seancave punojë pa kuorum, kurse ekzekutivi përveç që është “Gllomaz”, me rroga te majme, ku në shumicën e dikastereve ministrore është i dështuar por që timonier të dështimit gjithsesi janë MPJ dhe Ministria e Integrimeve. Këto dështime kanë një kosto të përllogaritur e të konvertuar në monedhë politike dhe imazh që shprehet në arenën ndërkombëtare. Prandaj për ketë dikush duhet dhënë llogaridhënie, ngase Kosova dhe populli nuk ua kanë borxh që mbi kurrizin e vetë të mbaj dështak”, ka thënë Haziri.

Sipas tij, liderët politike nëse kanë moral nuk kanë se çka të presin, por duhet ta dinë që vendi ka nevojë për koka të reja politike që i sjellin freski e energji sferës politike e në veçanti diplomacisë që si duket është thembra e Akilit.

“Kjo pozitë është thellë ne mungesë kapacitetesh për qeverisje, është një moment reflektimi, sepse shteti nuk bëhet duke dhuruar poste militantizmit, por duke ofruar qasje më të mirëve që të japin kontributin për shtet ndërtim, anëtarësim dhe menaxhim të brendshëm, e të jashtëm. Të tëra këto procese janë hallkë zingjirore dhe si tërësi maten nga ata që na vëzhgojnë për kalimin e testeve nga ana e Kosovës. E kam potencuar edhe më lartë, por dua ta theksoje se dështimet e njëpasnjëshme të Kosovës nuk e amnistojnë opozitën nga përgjegjësit ngase përveç që kërkojnë ta rrëzojnë Qeverinë. Nuk kanë ndonjë platformë politike për të gjetur një rrugëdalje nga kjo situatë, ku në vend të bashkërendimit të interesave shtetërore, i kanë forcuar bërrylat për të kapur karrigen e ngrohtë, duke vështruar se nga cili pozicion po forcohen, që ta sundojnë Kosovën brena e ta dobësojnë nga jashtë”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat