Krasniqi: Këto janë masat tjera që duhet t’i vendosen Serbisë

Politika

Krasniqi: Këto janë masat tjera që duhet t’i vendosen Serbisë

Nga: D.RR Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 22:30
Ramush Haradinaj dhe Aleksandër Vuçiq

Analisti politik, Faik Krasniqi në një prononcim për “Bota sot”, duke komentuar taksën e vendosur prej 100% të Kosovës ndaj Serbisë, ka thënë se kjo taksë është duhur të vendoset menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së shtetit tonë.

“Kjo taksë ndaj Serbisë është dashur të vendoset menjëherë pas shpalljes së pavarësisë. Por edhe tash është e mirëpritur dhe nuk duhet të hiqet deri sa Serbia nuk i bën më asnjë pengesë Kosovës në anëtarësimet dhe integrimet e euroatlantike”, ka thënë ai.

Image
Faik Krasniqi

Ai ka përmendur edhe disa masa tjera që duhet t’iu vendosen Serbisë, ndërsa ka thënë se BE-ja duhet të kushtëzohet me dialog nëse nuk merr hapa pozitiv për liberalizimin e vizave.

“Përveç taksës ka edhe masa të tjera që mund të merren ndaj Serbisë. T'u ndalohet hyrja në Kosovë të gjithë zyrtarëve serbë, duke filluar nga Presidenti Vuciq. Kurse BE-në mund ta kushtëzojmë me vazhdim të dialogut, nëse në dhjetor BE-ja nuk merr vendim për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Këto janë kartat e Kosovës që duhet t'i shfrytëzojë maksimalisht. Me kushtëzime edhe Serbia ka përfituar çdo gjë nga BE-ja”, është shprehur Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat