Azemi: Taksa të kushtëzohet me zbatimin e marrëveshjeve nga Serbia

Politika

Azemi: Taksa të kushtëzohet me zbatimin e marrëveshjeve nga Serbia

Nga: N.Sh Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 19:08
Visar Azemi

Qeveria e Republikës së Kosovës, që nga dita e djeshme ka ngritur taksën 100% ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnje Hercegovinës.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës, ka ngjallur reagime të ashpra të dy shteteve në fjalë, por edhe te Bashkimi Evropian.

Megjithatë, kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur i vendosur se kjo taksë do të qëndroj derisa Serbia ta njoh Kosovën.

Visar Azemi koordinator nga Konsorciumi Kosovar i Shoqërisë Civile për Zhvillim të Qëndrueshëm (KOSID), pohon se, Qeveria duhet të tregohet e vendosur në vendimet e saja.

“Taksa e vendosur duhet të shihet si vendim mbi reciprocitetin dhe një proteste kundër veprimeve të Qeverise Serbe dhe fushatës të çilen ajo po e bën kundër Kosovës. Ky vendim duhet të kushtëzohet me zbatimin e të gjitha marrëveshjeve nga ana e Serbisë si dhe me ndaljen e kampanjës agresive që po e bën Qeveria e Serbisë kundër Kosovës në raport me njohjet, lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave dhe dëmtimit të imazhit”, thotë Azemi për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat