Abazi: Thaçi ka kryer argatin e Vuçiqit dhe Rusisë për idenë e korrigjimit të kufijve - Bota Sot
Abazi: Thaçi ka kryer argatin e Vuçiqit dhe Rusisë për idenë e korrigjimit të kufijve

Politika

Abazi: Thaçi ka kryer argatin e Vuçiqit dhe Rusisë për idenë e korrigjimit të kufijve

Nga: G.B Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 15:26
Haki Abazi

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka deklaruar sot se ideja për shkëmbim territoresh ka qenë ide e tij dhe se ajo tashmë ka vdekur.

Ndërkohë që kjo ide ishte prezantuar në Kosovë si ide e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ku dhe u kundërshtua vazhdimisht.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike në vend, Haki Abazi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se Thaçi ka kryer argatin e Serbisë dhe Rusisë për idenë e korrigjimit të kufijve, pasi ajo ka qenë serbe.

“Ideja për korrigjim të kufijve, ndarje apo shkëmbim është ide serbe. Kjo është më se e qartë sepse Kosova nuk ka nevojë që pas të gjitha tyre që ka kaluar gjatë luftës dhe të gjitha kompromiseve që ka bërë për të pranuar planin Ahtisari dhe lëshimet që ka bërë në Vjenë të bëjë edhe këtë gjë. Thaçi ka kryer argatin e Vuçiqit dhe Rusisë”, është shprehur ai.

Sipas tij, kjo ide ka qenë për të sfiduar pavarësinë e Kosovës dhe Thaçi ka kryer punët për planin ruso-serb.

“E gjithë ideja është për të sfiduar pavarësinë dhe aktin e shpalljes, njohjet nga bashkësia ndërkombëtare dhe për të krijuar presedan për Bosnjën dhe mandej Krimea, Soth OSetia dhe Abkahazia. Ky është plan ruso-serb dhe Thaçi si gjithmonë i ka kryer punët e tyre në Kosovë”, ka deklaruar Haki Abazi për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...