“Hashim Thaçi u kthen shpinën SHBA-së dhe Gjermanisë për t`u shndërruar në vasal të Serbisë dhe Rusisë”

Politika

“Hashim Thaçi u kthen shpinën SHBA-së dhe Gjermanisë për t`u shndërruar në vasal të Serbisë dhe Rusisë”

Nga: A.M. Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 16:14
Hashim Thaçi

Njohësi i çështjeve politike, Ajet Avdyli, ka deklaruar për “Bota sot” se vendimi i Qeverisë së Kosovës ka ardhur pasi që popullaritetit i Qeverisë së Kosovës ka rënë dhe në këtë mënyrë është menduar që të ngritët i imazhin politik përmes rritjes së takës ndaj Serbisë.

“Pas rënies së reitingut politikë në zero të kësaj qeverie, me Ramushin, gjithashtu edhe të Presidentit të Kosovës me Hashimin, këshilltarët e tyre, (moderatorët) dikush nga ata, sigurisht se kanë menduar se si t'a ngrisin imazhin e tyre politik, sidomos  tani kur, Lista Serbe dihet vasale e Vuçiqit deklaroi publikisht se do të jetë vetëm një opozitë. Kjo qeveri e trembur nga humbja e pushtetit, tani vendosi të u vejë taksë, mallrave që vijnë nga Serbia dhe nga Bosnja a Hercegovina me 100%. Sa ishte Ramushi në Colmar të Francës, pata thënë se Serbia po e përgatit Ramushin për kryeministër, pa  dëshirën time që të jetë kështu, kështu na doli, Lista Serbe u futë në qeveri si kategori numrash, për të i bërë 61, morri tri ministri, me të cilat udhëheqë edhe tani, dihet si gjithnjë me kokë e b*** e projektuar nga Beogradi. Tani po shihet qartë se përse Serbia me Listën Serbe, votoi për shkarkimin e qeverisë së Isa Mustafës, dhe të votimit të qeverisë Haradinaj. Kjo u bë pikërisht në kohën, kur në Bruksel po priteshin vendime të mëdha, besa edhe të dhimbshme për ndarjen e Kosovës, apo për këmbim të territoreve siç po e quan e po trumbeton për çdo ditë Hashim Thaçi”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Ajet Avdyli

Gjithashtu, ai i është përgjigjur pyetjes së a mund të ketë trazira në vend, siç kanë paralajmëruar zyrtarë të lartë serbe pas vendimit të Qeverisë së Kosovës.

“Ti kthemi pyetjes tuaj, se a do të priten trazira, apo një destabilizim në Veri të Kosovës? Serbët e kanë pas një thënie, “Si të na thotë zotëria!”. Në njërën anë Hashim Thaçi u kthen shpinën aleatëve tanë, SHBA-së, Gjermanisë e NATO-së, që janë liria e Kosovës, e në anën tjetër na shndërrohet vasal i Serbisë dhe Rusisë, mund të ndodhë çdo gjë e paparashikueshme, por gjithnjë duhet u nisur nga thënia e cekur më lartë. Për mendimin tim, kjo është përpjekja e tretë e Hashim Thaçit për t'a shpëtuar lëkuren e tij nga specialja, e për ta shembur murin e lirisë së Kosovës, dihet fatkeqësisht së bashku me Putinin dhe Vuçiqin!!!”, ka përfunduar Avdyli për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat