Njohësi i çështjeve politike Faik Krasniqi, ka deklaruar për gazetën “Bota sot” se Serbia ka pasur dhe vazhdon të ketë marrëdhënie të mira me vendet islamike dhe për këtë shumë prej tyre nuk e kanë njohur Kosovën dhe kështu nuk mund të presim përkrahje prej tyre.
“Marrëdhëniet e mira të Serbisë me vendet islamike datojnë qysh prej kohës së Ish Jugosllavisë. Respektivisht qysh prej kohës së Titos, i cili me dinakëri këto marrëdhënie i shfrytëzonte për zhvillim ekonomik të shtetit të atëhershëm jugosllav. Këto marrëdhënie i ka ruajtur edhe Serbia e sotme. Kjo është edhe arsyeja që shumica e shteteve islamike nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës. Prandaj nuk mund të presim që këto vende të na mbështesin edhe në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, është shprehur Faik Krasniqi për gazetën “Bota sot”.