Protestat në Mitrovicë mund përshkallëzohen dhe të sjellin incidente serioze

Politika

Protestat në Mitrovicë mund përshkallëzohen dhe të sjellin incidente serioze

Nga: D.B Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 18:59
Protestat në Kosovën veriore

Nuk është hera e parë që krerët e politikës së Beogradit reagojnë dhe shprehin mllefin e tyre ndaj simboleve të shqiptarëve, flamurit kuq e zi dhe festave kombëtare në përgjithësi.

Përveç reagimit të kremtimit të festes së 28 Nëntorit Ditës së flamurit në Kosovë, të Ministri serb i Punëve të Jashtme Ivica Daçiq, ka reaguar edhe Marko Gjuriq Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbinë, i cili gjatë një koherencë ka kërkuar ndihmën e BE-së, pasi sipas tij qytetarët e Prishtinës po provokojnë me kremtimin e festës së flamurit kuq e zi.

Image
Nexhat Haziri

Në lidhje me këtë çështje opinionisti Nexhat Haziri ka thënë për “ Bota sot” se, zyrtaret e Beogradit çdo herë serbët i kanë paraqitur si viktima.

“Nuk shoh diçka shumë të veçantë tek deklarata e zyrtarit serb Gjuriq, i cili sikur edhe herëve të tjera paraqet serbët si viktima në Kosovë, njerëz që po persekutohen nga shumica shqiptare. E gjithë kjo tashmë dihet se po bëhet për ta manipuluar Bashkësinë Ndërkombëtare. Beogradi zyrtar do të vazhdoj që të instrumentalizoj protestat e serbëve që po vazhdojnë të mbahen në veri të vendit tonë dhe se nuk është e habitshme nëse këto protesta përshkallëzohen dhe të sjellin incidente serioze”, ka thënë Haziri.

Sipas tij, kjo i duhet Beogradit zyrtar në përpjekjet e tyre për ndarjen e kësaj pjesë dhe defunksionalizimin e shtetit të Kosovës.

“Ajo që është e pashpjegueshme është neglizhenca e institucioneve të shtetit të Kosovës, të cilët po sillen me një lloj inferioriteti sikur atje nuk po ndodhë asgjë. Pushtetarët tanë nuk bënë asgjë pas dorëheqjeve të kryetareve të komunave serbe dhe ndërprerjes së të gjitha raporteve të serbëve, pushteteve komunale me qeverinë qendrore në Prishtinë” , ka thënë opinionsti Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat