Lufta e Thaçit për të shpëtuar, por Gjykata Speciale e ka listën...

Politika

Lufta e Thaçit për të shpëtuar, por Gjykata Speciale e ka listën...

Nga: N.Sh Më: 28 nëntor 2018 Në ora: 20:33
Hashim Thaçi

Opinionisti dhe analisti politik, Faik Krasniqi thotë se, presidenti i Kosovës është në gjendje të bëjë çmos për të shpëtuar nga Gjykata Speciale.

Sipas Krasniqit ai për të shpëtuar luan bixhoz edhe me territorin e Republikës së Kosovës.

Por, Krasniqi është skeptik se Thaçi do të shpëtoj prej Gjykatës Speciale.

Image
Faik Krasniqi

Ai shton se, kjo Gjykatë e ka listën me emrat e njerëzve të cilët do të akuzohet për krimet e pretenduara të luftës, qoftë ai edhe Hashim Thaçi.

“Hashim Thaçi është në gjendje të bej çmos vetëm e vetëm të shpëtojë nga Gjykata Speciale. Madje duke luajtur edhe bixhoz me territorin dhe shtetësinë e Kosovës. E lëre më me shokët e luftës. Pavarësisht tendencave të tij, nuk besoj që do ja arrij qëllimit, sepse Gjykata Speciale ka listën dhe njerëzit që do akuzohen për krimet e pretenduara të luftës, qofte ai edhe Hashim Thaçi”, përfundon Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat