A filloi përplasja e madhe, Thaçi, Haradinaj, Veseli dhe Limaj

Politika

A filloi përplasja e madhe, Thaçi, Haradinaj, Veseli dhe Limaj

Nga: N.Sh Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 19:54
Hashim Thaçi, Fatmir Limaj, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Republika e Kosovës është në siklet të madh, është shtet ne depresion me ethe e zjarrmi të madhe, është shtet i dëshpëruar pa demokraci dhe liri të plotë.

Kështu thotë, prof. Dr. Binak Maxharraj, i cili shton se, Kosova, sot është e tradhtuar nga veta ata që po e udhëheqin, e cila pas luftës në vend qe të këtë prosperitet, zhvillim,ti kapë vlerat perëndimore të demokracisë, ajo sillet si e trullosur nuk po mund të gjejë rrugën e vetë të mirëfilltë.

Por pse?

“Sepse sot, Kosova është një Kosovë e hajnave, e korruptuar e kapur për fyti nga plaçkitësit dhe mafia politike e cila posi merimanga e ka lëshu rrjetën e vet në gjithë Kosovën përmes SHIK-ut. Kosova veç po kalon nëpër një periudhë të vështirë e cila me gabimet e veta të njëpasnjëshme gjithnjë e më shumë po dështon si nga brenda poashtu edhe nga jashtë. Nuk ka ndonjë strategji të mirëfilltë të zhvillimit, por ka pushtetar plagë prishtë të cilët më asgjë nuk janë të lidhur mes veti për me bë shtetin ashtu siç duhet, por secili ngrehë nga ana e vetë, më shumë për të tregue pazotësinë dhe paaftësinë e tyre. Secili prej tyre e ka synim te vetin hajnin, plaçkitjen dhe interesin e vetë personal dhe jo interesin e shtetit”, thotë Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, fatkeqësia më e madhe e shtetit të Kosovës është ajo kur në “emër” të luftës Kosovën e zaptuan komandantët dhe Shtabi i Rognerit.

Image
Prof. Dr. Binak Maxharraj

“Shumica ishin të pa shkollë, çoban deri dje, të padijshëm se si bëhet shteti, por shumë të dijshëm për me e shkatërrua shtetin. Pa dyshim së strumbullari i të gjitha këtyre të këqijave është vetëm një njeri i Shtabit të Rognerit, Hashim Thaçi i cili, siç patë deklaruar për një tv franceze nuk kishte marrë pjesë në luftë, por kishte nejtë larg luftës, por pas luftës ai e zaptoi shtetin në emër të luftës, sepse për të kryesorja ishte kapja e shtetit. Hashim Thaçi është një njeri misterioz, tinëzak, inatëçorë të lenë në lloç edhe për interesin më të vogël të tij, por është edhe shumë i pabesë. Hashim Thaçi si para luftës, gjatë luftës dhe pas luftës ishte i afërt me shumë agjenci misterioze të shteteve të ndryshme. Konsiderohet se ai nga Qendra e Rognerit ka bë shumë të këqija gjatë luftës, duke e përça luftën, duke futë ngatërresa, bile edhe si i dyshimtë në ndonjë vrasje dhe porosit në shumë vrasje të tjera të pas luftës për të cilat edhe është përfol shumë në Raportin e Din Martit, dhe si i tillë ai është njeri nga më potencialët që të thirrët nga Gjykata Speciale në Hagë”, thekson profesori.

Dr. Maxharraj pohon se, këtu qendron ”thembra e Akilit” te presidenti!

Ai shton se, Hashim Thaçi është njeri nga ata që nuk la gur pa luajt për të qëndru sa më gjatë në pushtet, bile edhe në pozitat kryesore.

“Ai përdorte të gjitha dredhitë, dhunën, presionet dhe shantazhet te Partitë tjera por bënte edhe presion te drejtpërdrejtë  te deputetet për të ardhë në pushtet dhe për ta ruajt pushtetin vetëm e vetëm që të mos e kapë Gjykata Speciale”, shton ai.

Kësaj, profesori thotë se ia ka arrit.

Ishin dy arsyet kryesore që Thaçi e arriti sidomos pozitën e Kryetarit të shtetit:

“E para, dorëzimi para tij i Ramush Haradinaj dhe mashtrimi i tij për ta nënshkruar vijën e Demarkacionit me Malin e Zi, çfarë Ramushin e ”tradhetoi” edhe lakmia për pushtet. Ky ishte gabimi fatal për Ramush Haradinaj i cili ra ne grackën e Hashim Thaçit kur edhe bëni koalicion me PDK-në. Tashti Ramushit po i dridhet karrigia nga Hashim Thaçi, dhe e dyta, gabimi edhe më i madh e bëri Isa Mustafa kur e tradhtoi VLAN-in për me u bë Kryeministër, edhe përkundrejt reagimit të rreptë të anëtarësisë së LDK, por edhe këtu fitoi lakmia për pozitën e Kryeministri, por kushti ishte që LDK-ja ta votoj Hashim Thaçin për President. Dhe kështu ndodhi. S’kaloj shumë kohë dhe Hashim Thaçi ia futi gishtin edhe Isa Mustafës dhe e qiti “n’hune e n’buzë” për tokë”, pohon ai.

Tash, sipas tij, pasi që Hashim Thaçi e pastroi terrenin nga minat që mund ta pengonin, e nisi rrugëtimin, apo kalërimin e Kosovës siç do ai pa u pengu nga askush.

“Së pari, ai kundërligjshëm e zaptoi dialogun më Serbinë, dhe ai atje po bisedon me Aleksandër Vuçiq pa e pas një pëlqim nga Parlamenti, as nga Partitë Politike, por ai n’krye në vete si huti iu ka rrasë dialogut pa kurrfarë platforme shtetërore, por me një platformë tinëzake të tij së duhet dialogu për çdo gjë me Serbinë vetëm për të shpëtu nga Gjykata Speciale nëse është në pyetje edhe krejt Kosova. Ky është qëllimi i tij, kjo është platforma për dialog jetësorë në stilin: të ”jesh ose të mos jesh”. Shumë Marrëveshje të nënshkruara nga Hashim Thaçi në Bruksel e vunë në telashe të mëdha Kosovën, por ajo më e madhja do të vije, (nëse ky njeri nuk ndalohet, e cila edhe mund të ia venë përsëri flakën Kosovës dhe krejt Ballkanit) së shpejti. Ky njeri i pacipët, hipokrit, injorante ka ra në kurthin e Aleksandër Vuçiq dhe Edi Ramës për ndarjen e Kosovës. Qëllimi kryesor është që veriu i flakëruar në ar t’i ipet Serbisë, kurse Kosovës gati asgjë, apo ndoshta, jo krejt Lugina e Preshevës, por vetëm ndonjë komune e parëndësishme për Serbinë. Për ndarjen e Kosovës ky fletë edhe në gjumë, fletë hapur në të gjitha mediet por është aktiv edhe në arenën ndërkombëtare duke çuar mesazhe për ndarjen e Kosovës (pa pëlqimin e popullit)”, pohon Maxharraj.

Ai thekson se, si duket me aranzhmanin e diplomacisë së fshehur serbe Hashim Thaçi po e viziton këto ditë SHBA-të.

“Ai atje, nuk shkojë për ndonjë Marrëveshje biletarale midis dy vendeve por kryesisht për të lobu idenë e tij për ndarjen e Kosovës. Deklaratat e tij nga kjo vizitë janë te cekëta, papërmbatje të vërtetë se për çka bisedon atje, por i thotë të njëjtat fjalë që i ka thanë edhe përpara këtu në Kosovë dhe jashtë sajë, se është në interes për të dy palët që të gjendet një zgjedhje e pranueshme për të dy palët, e ajo ndarja mbetet vetëm në mendjen e Thaçit. Por përplasjet rreth kësaj çështje për ndryshimin e kufijve Hashim Thaçit po i dalin në Kosovë. Askush këtë ide të tij nuk e përkrah pos Lutfi Hazirit, Rexhep Qosjes dhe Nexhat Dacit”, shton ai. Shumë shtete të Evropës janë kundër, po më së shumti kundër kësaj ideje është vetë populli i Kosovës. Por edhe në kreun e pushtetit në Kosovë ideja e tij po kundërshtohet fuqishëm, e sidomos nga Kryeministri Ramush Haradinaj, por bile deklarativisht edhe nga Kadri Veseli”, potencon tutje ai.

Maxharraj tutje thekson se, as partitë politike në pozitë (pos PDK) nuk e përkrahin këtë ide. Pra, sipas tij, Hashim Thaçi ka mbetë si huti n’zgurë.

“Dukshëm janë ftohtë raportet midis Haradinajt, Veselit dhe Limajt me Hashim Thaçin. Veç ka fillu përplasja e madhe midis tyre: Ramush Haradinaj e kundërshton idenë për ndarjen e Kosovës për të cilën kamë luftu, thotë ai kudo që mbërrin. Ramushi dhe Hashimi gati se nuk flasin mes vete, as që merën vesh për punët e shtetit. Kjo shihet kur Qeveria e Kosovës i vuri taks Serbisë, Hashim Thaçi e zgjodhi rrugën e heshtjes, sepse nuk guxonte te deklarohet nga homologu i tij serb Aleksandër Vuçiq, sepse Hashim Thaçi në këto ditë të vështira më shumë po i gjendet në krah Serbisë se sa Kosovës, nuk u deklaru as me rastin kur Kosova humbi në Interpol që është edhe kontribut i vet Thaçit. Përplasja midis Haradinaj dhe Thaçit veç ka fillu, sepse gjërat po shkojnë në atë drejtim që do të këtë dridhje të mëdha politike në Kosovë. Qëllimi i Thaçit është që ta rrezojë Haradinaj nga pushteti, sepse ky nuk po i shkon për fije, por edhe Kadri Veseli si duket ka raporte “të nxehta” me Hashim Thaçin, diqysh po qëndrojnë anash. Por në gjithë këtë përplasje që është dhe që do të ndodhë Hashim Thaçi po kërkon “kok turku”. Ato koka ai i ka rreth vetes, sepse ky njeri është në gjendje ta shesë krejt Kosovën për të shpëtu veten nga Gjykata Speciale. Ky do ti bëjë kurban shumë kolegë te tij për këtë qëllim duke filluar nga Kadri Veseli, Xhavit Haliti e shumë të tjerë”, deklaron ai.

Ai shton se, kolegët e Hashim Thaçit e kanë të sigurt shkuarjen në Hagë nëse këta nuk e ndalin më kohë Thaçin, sepse ai qëllim e ka shpëtimin nga Haga, e për te tjerët punë e madhe.

“Unë mendoj që Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli nëse jo nga qejfi, por nga zori, duhet të ofrohen edhe më shumë më njeri tjetrin sa nuk është bë vonë për të ja mbaru kulaçin Thaçit, në drejtim qe Veseli me deputetet e tij të mos lejoj të rrezohet Qeveria, sepse nëse kjo ndodhë Kadri Veseli së shpejti me shok të tjerë mund të gjendet në Hagë, sepse Hashim Thaçi siç e njohim për ta shpëtuar veten nga Gjykata Speciale, është në gjendje që te kurdis shumë kurthe për shumë personalitet të luftës për të shpëtuar vet. Po, si do të shpëtoj, edhe nëse shpëton nga Gjykata Speciale në Kosovë e pret Gjykimi i popullit i cili do të jetë shumë më i rreptë se sa ai në Hagë”, përfundon prof. Dr. Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat