Haziri: Ky është afati më optimal për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës

Politika

Haziri: Ky është afati më optimal për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës

Nga: D. B. Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 21:26
Ilustrim

Parlamenti Evropian ka miratuar Rezolutën për Kosovën ku ndër të tjera ka kërkuar liberalizimin e vizave.

Opinionisti Nexhat Haziri ka thënë për “Bota sot” se rezoluta e parlamentit Evropian është një kërkesë drejtuar vendeve anëtare të Bashkimit Evropian që ta aprovojnë liberalizimin e vizave edhe për qytetarët e Kosovës.

Sipas tij, duke marrë parasysh se kjo rezolutë nuk është obligative për anëtarët e BE-së, nuk mund të jemi shumë entuziasmist dhe nuk është diçka që i jep një epilog proceset të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Image
Nexhat Haziri

“Ky proces është në vullnetin e shteteve anëtare të cilat individualisht do ta shqyrtojnë këtë çështje dhe po ashtu në mënyrë individuale dhe të pavarur nga Brukseli do ta marrin vendimin nëse e mbështesin këtë proces apo jo. Nuk pres që në këtë vit qytetarët e Kosovës të mund të lëvizin lirshëm në zonën Shengen, për çka shihet se nuk ka vullnet as në Bruksel, por këtu duhet parë edhe dështimet e institucioneve të Kosovës në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, fusha këto të cilat janë të vëzhguara çdo herë dhe se lufta ndaj këtyre fenomeneve duhet të jetë permanente, gjë që institucionet e Kosovës nuk e kanë dëshmuar një gjë të tillë. Afati më optimal kur qytetarët e Kosovës do të lëvizin lirshëm në zonën shengen, sipas mendimit tim dhe dinamikës së këtij procesi është pjesa e parë e vitit 2019”, ka thënë opinionisti Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat