Çfarë sjellë moskoordinimi i pushtetarëve të Kosovës rreth taksës?

Politika

Çfarë sjellë moskoordinimi i pushtetarëve të Kosovës rreth taksës?

Nga: D.RR Më: 29 nëntor 2018 Në ora: 22:25
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Analisti politik, Faton Abdullahu, duke folur për “Bota sot” lidhur me mos koordinimin e pushtetarëve të Kosovës me taksën kundër Serbisë, është shprehur se pushtetarët aktual nuk janë të koordinuar dhe ata bëhen unik vetëm kur t’iu rrezikohet karrigia.

Image
Faton Abdullahu

“Ka kohë që pushtetarët aktual nuk janë unik në asgjë që bëjnë, në të vërtetët ata janë të pa koordinuar, jo tolerantë ndërmjet veti dhe shumë të përçarë. Nuk po i bën unik as përpjekja për të ju kundërvënë Serbisë.  Pushtetarët sot nuk janë unik as për dialogun me Serbinë as për taksat mbi mallrat e Serbisë. Por çuditërisht ata bëhen unik me shpejtësin e dritës nëse opozita ua rrezikon karrigen”, është shprehur ai.

Sipas tij, zgjedhjet janë zgjidhje dhe se asnjë hap kundër Serbisë nuk mund të jetë i qëndrueshëm nëse nuk ka unitet mes pushtetarëve.

“Prandaj të gjitha vendimet e Qeverisë duhet parë dhe analizuar përbrenda këtij rivaliteti të pakuptimtë klanor. Asgjë në raport me Serbinë nuk mund të funksionoj as të jetë e qëndrueshme me këtë mos koordinim dhe përçarje. Prandaj është koha e fundit që këto politika të kenë një fund, para se të na shkaktojnë gabime të pariparueshme. Kjo mund të determinohet nga zgjedhjet e parakohshme  prej nga do të dal një shumicë e legjitimuar dhe unike. Zgjedhjet janë zgjidhje”, ka potencuar Abdullahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat