“Fehmi Agani dhe Ibrahim Rugova për shqiptarët ishin si shpirti me trupin e pandarë”

Politika

“Fehmi Agani dhe Ibrahim Rugova për shqiptarët ishin si shpirti me trupin e pandarë”

Nga: D.B Më: 30 nëntor 2018 Në ora: 19:21
Fehmi Agani dhe Ibrahim Rugova

Shqiptarëve sidomos shtetasve të Kosovës nuk ju lejohet t'ju dalë nga mendje e ta hedhin në dosjen e harresës personalitetin më të shquar, intelektualin, filozofin, sociologun, politikanin dhe nënkryetarin e LDK-së, Prof. Dr. Fehmi Aganin.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike, profesor Sulejman Mehazi i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se që nga vdekja tragjike e prof. Fehmi Aganit, i cili u vra në afërsi të Lipjanit nga paramilitarët serb, ka pasur vetëm heshtje nga pushtetarët tanë, dhe asgjë më shumë për burrin më të përgatitur, intelektualin më të fuqishëm dhe operatorin që i jepte energji e shpirt gjallërie LDK-së së Ibrahim Rugovës siç ishte prof. Fehmi Agani.

Image
Sulejman Mehazi

“Sa meritor ishte Rugova me urtësinë e tij politike të partisë së tij, aq meritor ishte edhe nënkryetari i LDK-së, Fehmi Agani me aftësinë e tij politike, diplomatike e organizative. Padrejtësi e sotme e historike do ishte të përmendet çdoherë e përherë Rugova e në anën tjetër të anashkalohet e mos të përmendet bashkëpunëtori i tij më i ngushtë, nënkryetari i partisë, Fehmi Agani. Fehmi Agani dhe Ibrahim Rugova për LDK-në dhe shqiptarët e Kosovës ishin si shpirti me trupin e pandarë, si gishti me thoin, si mendja me trurin”, thotë profesor Mehazi.

“Fehmi Agani sakrifikoi veten për Kosovën njësoj si heronjtë tjerë të Kosovës, me vrasjen e tij nga paramilitarët serbe u vra dhe truri më i madh i inteligjencës politike, sociologjike e shkencore kosovare. A s'është e palogjikshme dhe e turpshme për LDK-në të harrohet personaliteti më i përgatitur dhe më i shquar i përsosjes politike e shkencore Prof. Dr. Fehmi Agani, as një zë për të, as një përvjetor përkujtimesh si nga LDK-ja e Mustafës e as nga Akademia e Shkencës së Kosovës, sikur s'ka ekzistuar fare, se s'ishte kurrë. 29 nëntor 2018”, ka thënë njohësi i çështjeve politike, profesor Mehazi, duke kujtuar edhe thënien e popullit: "mjerë ai që vdes, sa më shumë ditët që kalojnë aq më shumë harrohet".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat