“Opozita ta tregojë planin se si të dilet nga ‘gropa e zezë’ që është futur vendi”

Politika

“Opozita ta tregojë planin se si të dilet nga ‘gropa e zezë’ që është futur vendi”

Nga: N.A Më: 1 dhjetor 2018 Në ora: 23:23
Opozita, LDK

Publicisti, Haki Abazi në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka folur rreth rrugës që duhet ta ndjek opozita që ta rrëzojë qeverinë Haradinaj.

Sipas tij, ndryshimi nuk do të thotë gjithmonë pozitivitet duhet treguar plan dhe strategji se si do të dilet nga gropa e zezë ku është futur vendi tanimë.

Image
Haki Abazi

“Opozita duhet të shkaktojë zgjedhje dhe të fitojë zgjedhjet por gjithashtu duhet të zgjerojë debatin dhe diskutimet publike për fazën e ardhshme, prioritetet dhe reformat të cilat duhet të merren për të kthyer shtet ndërtimin në binarë dhe për ta kthyer Kosovën në agjendën euroatlantike. Ndryshimi nuk do të thotë gjithmonë pozitivitet duhet treguar plan dhe strategji se si do të dilet nga gropa e zezë ku është futur vendi tanimë”, ka përfunduar Haki Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat