Haki Abazi tregon kush po e saboton Kosovën - Bota Sot
Haki Abazi tregon kush po e saboton Kosovën

Politika

Haki Abazi tregon kush po e saboton Kosovën

Nga: N.Sh Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 11:44
Haki Abazi

Republika e Kosovës ka pësuar disa dështime të njëpasnjëshme në arenën ndërkombëtare.

Dështime të mëdha janë konsideruar edhe tërheqjet e njohjeve të shteteve të cilat e kanë njohur më parë Kosovën.

Dështim pritet të ketë edhe sa i përket liberalizimit të vizave.

Pas këtyre dështimeve të Kosovës, po konsiderohet se është momenti i duhur që të shkohet në zgjedhje të reja, të bëhet një ristrukturim i Qeverisë si dhe të fillojë një epokë e re për Kosovën.

Analisti politik Haki Abazi thotë se, koha për zgjedhje të reja ka qenë që nga momenti që Qeveria është formuar me mundësinë e kushtëzimit të Listës Serbe.

“Diskriminimi pozitiv për serbët në Kosovë ka qenë karta për njohje të shtetit të Kosovës dhe jo karremi për ta sabotuar funksionimin e plotë dhe degradimin e rendit kushtetues - juridik të vendit. Sa më parë që shkohet në zgjedhje dhe përjashtohet mundësia që një pakicë kushdoqoftë ajo e 5% mund të sabotojë dhe bllokojë funksionimin e shtetit atëherë do të kemi një situatë krejt tjetër edhe në raport me qytetarin dhe fqinjët por edhe me bashkësinë ndërkombëtare”, thotë Abazi për gazetën “Bota sot”.

Ai shton se, Kosovën po e saboton Lista Serbe me 3% të votave.

“Kosova sot sabotohet nga Lista Serbe që ka më pak se 3% të votave dhe sektorët vital kryesore të ekonomisë, politikës së jashtme, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Mjedisit nga një partner koalicioni që ka më pak se 2% të votave. Kjo është paradoks dhe dhunim i vullnetit qytetarë. Zgjedhjet duhet të mbahen por duhet të përgatiten mirë dhe të bëhet gjithashtu ndalimi i kandidatit të atyre që janë të akuzuar apo që kanë kryer vepra penale apo janë në procese gjyqësore. Integriteti i parlamentarëve dhe njerëzve në funksione publike duhet të jetë prioritet për të siguruar funksionim të shteti në interes të qytetarëve dhe zbatueshëmërisë së ligjeve”, thekson Abazi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...