Krasniqi: Deklaratat e Hoxhajt për pakt kundër Serbisë, propozime folklorike

Politika

Krasniqi: Deklaratat e Hoxhajt për pakt kundër Serbisë, propozime folklorike

Nga: D.RR Më: 2 dhjetor 2018 Në ora: 16:45
Enver Hoxhaj

Analisti politik Faik Krasniqi, në një prononcim për “Bota sot”, e ka komentuar deklaratën e zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj, i cili për një media kroate bëri thirrje që të krijohet një pakt nga shtetet e Ballkanit përfshirë edhe Kroacinë, për t’iu kundërvu politikave agresive të Serbisë.

Krasniqi mendon se Hoxhaj fillimisht duhet të jap përgjegjësi për premtimet e parealizuara, si liberalizimi i vizave, dialogu me Serbinë dhe gjëra të tjera. Këto deklaratat të Hoxhajt, analisti Krasniqi i quan propozime folklorike.

Image
Faik Krasniqi

“Pas gënjeshtrave të shumta që ka thënë ky njeri, duke filluar nga liberalizimi i vizave, dialogu me Serbinë dhe për gjera të tjera, tash na del gjoja me propozime folklorike. Enver Hoxhaj duhet të japë përgjegjësi për gënjeshtrat e tij”, ka thënë ai.

Krasniqi thotë se shtetet e Ballkanit nuk do të pranonin një pakt të tillë, sidomos Maqedonia e Mali i Zi, ndërsa Kroacia nuk ka nevojë për aleatë, pasi sipas Krasniqit, ajo është mjaft e fuqishme që t’i kundërpërgjigjet Serbisë e vetme.

“Përveç Kroacisë, Maqedonia dhe Mali i Zi nuk do të pranonin një pakt të tillë që do t'u kundërviheshin politikave agresore të Serbisë, sepse kanë interesa të përbashkëta dhe mos të mendojmë që neve na kanë aleatë para Serbisë. Kroacia është mjaft e fuqishme për t'u përballur me çdo agresion nga Serbia, dhe nuk i duhet asnjë aleat. Kosova duhet ta ndërtojë strategjinë e saj ndaj Serbisë. Pas vendosjes së taksës edhe mos vazhdimi i dialogut me Serbinë”, ka theksuar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat