“Ka ardhur momenti i fundit që Thaçi t’ia jep Kosovës goditjen përfundimtare”

Politika

“Ka ardhur momenti i fundit që Thaçi t’ia jep Kosovës goditjen përfundimtare”

Nga: N.Sh Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 15:48
Hashim Thaçi

Ish-deputeti i Parlamentit të Kosovës, Adem Salihaj ka thënë se Kosova po ballafaqohet me pasojat që Hashim Thaçi i krijoi ndër vite.

Salihaj pohon se, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me secilën marrëveshje që ka bërë e ka kthyer Serbinë në Kosovë.

“Mendoj se Kosova, qe disa vite, më shumë se një dekadë, po ballafaqohet me pasojat që po ia krijon Hashim Thaçi, herë si kryeministër, herë si ministër i Punëve të Jashtme e herë si president”, thotë Salihaj për gazetën “Bota sot”.

Ai shton se, prej se ka ardhur Thaçi në pushtet, vetëm rrënime i ka sjellë Kosovës.

Image
Adem Salihaj

“Me secilën marrëveshje e ka kthyer Serbinë në Kosovë. Tash mendon se ka ardhur momenti i fundit, që ai t'ia japë Kosovës goditjen përfundimtare Kosovës, duke e copëtuar dhe duke e zhbërë si shtet”, thekson ai.

Salihaj shton se, plotë shtete po vlerësojnë se Kosova nuk qenka ende shtet dhe po i tërheqin njohjet e tyre.

“Nëse vërtetë janë tërhequr 10 njohje, atëherë Kosova ka 106 njohje. Procesi është kthyer mbrapsht, ka rrezik shume serioz që numri i tërheqjes së njohjeve të rritet dhe numri të bie në 96, ashtu siç po synon Serbia. Pushtetarët po e fshehin të vërtetën nga populli, sepse më të rëndësishme për ta janë karriget e tyre se sa shteti Kosovës”, thotë ai.

Ai shton se Bashkimi Evropian sa i përket vizave, ka vendosur me prit epilogun e Hashim Thaçit për copëtimin e Kosovës.

“Tash të dalim te çështja e liberalizimit të vizave. Ka shumë mundësi që Bashkimi Europian ka vendosur ta presë epilogun e përpjekjeve të Thaçit për copëtimin e Kosovës, që ta shohë nëse Kosova do të mbetet shtet apo jo. Pse t'i bëhet liberalizimi i vizave një shteti, i cili është në prag të shpërbërjes së tij”, thotë Adem Salihaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat