Eksperti i sigurisë: Serbia mund të trazoj situatën pas taksës 100%

Politika

Eksperti i sigurisë: Serbia mund të trazoj situatën pas taksës 100%

Nga: D. B. Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 19:07
Produktet serbe

Gjendja e sigurisë mes Kosovës e Serbisë që nga lufta e deri më tani, mund të llogaritet si e brishtë dhe jo stabile.

Kështu ka vlerësuar eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava i cili në një prononcim për “Bota Sot” ka thënë  se masa e ngritjes së taksës ndaj Serbisë ishin si produkt i reciprocitetit, sepse Serbia nuk po iu përmbahet asnjëherë marrëveshjeve ndërshtetërore ndaj shtetit tonë.

Sipas tij, shembulli konkret është borxhi i rrymës në veri i cili llogaritet 300 milion, si dhe shumë marrëveshje tjera, të cilat po arrihen në bisedime e që po i ndërmjetëson BE.

Image
Hajrullah Tërnava

“Tani kur është fjala në mospranimin e anëtarësimit në organizata të ndryshme ndërkombëtare sikur që janë INTERPOL, UNESKO e shumë organizata tjera, dhe angazhimin e saj në tërheqjen e njohjeve ndaj atyre shteteve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, e që deri më tani llogariten në 10 shtete të tilla, na bëjnë me dije se në të gjitha këto çështje Serbia ka intervenuar kundër Kosovës. Përvoja më e freskët ishte ajo e anëtarësimit në INTERPOL e që anëtarësimi në këtë institucion ndërkombëtarë është në të mirë të gjitha shteteve të botes. Anëtarësimi në  INTERPOL, do të ishte në dobi të Kosovës, pasi përmes kësaj organizate do të luftohej krimi ndërkombëtar apo krimi në përgjithësi, e që Kosova do i kontribuonte në luftimin e drejtpërdrejte të krimit në përgjithësi. Është interesante të ceket se po në këtë organizatë ndërkombëtare”, ka thënë Tërnava

Sipas tij, fatkeqësisht tani krejt ky aktivitet i Kosovës po llogaritet si i kotë, sepse edhe për shumë marrëveshje që janë arritur Serbia nuk po i përmbahet atyre marrëveshjeve.

“Mos të harrojmë se Serbia në aspektin e tregtisë në Kosovë përfiton rreth 500. 000. 000 euro në vit, dhe me këto përfitime ajo po sillet në mënyrën më të paskrupullte ndaj Kosovës, duke e penguar madje në çdo mënyrë rrugëtimin e Kosovës drejt institucioneve ndërkombëtare. Tani edhe BE-ja ka reaguar ndaj ngritjes së taksës ndaj produkteve serbe, dhe ka kërkuar që ato të tërhiqen-anulohen sepse konsiderohen në kundërshtim me Ceftën”, ka thënë Tërnava.

Ai ka theksuar se një qëndrim i BE-së është sa për tu çuditur, sepse asnjëherë BE-ja nuk reagojë për qëndrimet serbe.

“Serbia i ka ndërmarr të gjitha masat e reagimit të faktorit vendor dhe atij ndërkombëtar (Ambasadorët e të gjitha shteteve në Serbi janë njoftuar për këtë masë), si dhe të institucioneve të saj, për gjendjen dhe masat e ndërmarra të ngritjes së taksës ndaj prodhimeve serbe nga ana e Kosovës. Duke e njohur politikat serbe, mund të besojmë se ajo do të ndërmerr çmos që ta trazojë situatën qoftë politike apo të komunikacionit që e ndërlidh me Kosovën. Prandaj edhe supozimi se ata do të përdorin mënyrën e barrikadave në disa pozicione kyçe mes jugut dhe veriut e duke e përfshi edhe urën kryesore mbi Ibër në Mitrovicë dhe në tjera rruge ku zhvillohet komunikacioni që ndërlidhen rrugët mes këtyre dy shteteve”, ka thënë Tërnava.

Ai konsideron se Serbia ashtu si deri më tani sillet në mënyra të çuditshme dhe jo miqësore ndaj Kosovës, por jo vetëm ndaj shtetit tonë, por edhe ndaj të gjitha shteteve që dikur ishin në një shtet.

“Masa e taksave nga ana e Kosovës, duhet ti vetëdijësojë edhe faktorin ndërkombëtar në rend të parë BE që deri më tani ishin në anën e Serbisë, sepse në asnjë rast nuk janë përkujdesur që të angazhohen në jetësimin e shumë vendimeve mes këtyre shteteve”, ka thënë eksperti i sigurisë Hajrullah Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat