“Thaçi, Veseli dhe Haradinaj s’kanë përkrahje nga ShBA-ja dhe BE-ja” - Bota Sot
“Thaçi, Veseli dhe Haradinaj s’kanë përkrahje nga ShBA-ja dhe BE-ja”

Politika

“Thaçi, Veseli dhe Haradinaj s’kanë përkrahje nga ShBA-ja dhe BE-ja”

Nga: N.H Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 22:26
Foto ilustrim "Bota sot"

Komisari për zgjerim pranë BE-së, Johanes Han, pas takimeve me krerët shtetëror të Kosovës, ka deklaruar se Unioni është i befasuar dhe i dëshpëruar nga vendimi i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100 për qind të importit të produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Lidhur me ketë presion nga ana e bashkësisë ndërkombëtare ka folur edhe njohësi i çështjeve juridike.

Blerim Burjani në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se ky është një presion i madh dhe më i fuqishmi deri më tash për Kosovën.

Sipas tij, miqtë ndërkombëtar kërkojnë disiplinim të serishëm.

“Është një presion i madh dhe më i fuqishmi deri më tash për Kosovën. Miqtë ndërkombëtar kërkojnë disiplinim të serishëm. Ana tjetër është se Kosova nuk ka kapacitete afatgjate të kundërshtojë BE-në dhe ShBA-në, sponsorisuesit e pavarësisë së Kosovës. Ky test është edhe sfida më e madhe për Kosovën”, ka thënë Burjani.

Tutje, ai ka thënë se klasa që po udhëheqë me vendin nuk e posedon më përkrahje as nga SHBA-ja e as nga BE-ja.

Image
Blerim Burjani

“Kjo klasë gabimet e mëdha të deritashme politike po tenton t’i fsheh, si korrupsionin, zhvatjen e buxhetit, keqpërdorimin e buxhetit dhe aseteve publike që është shumë i madhe. Kjo klasë nuk posedon më përkrahje as nga SHBA e as nga BE. Ato mbështesin qytetarët e Kosovës, por jo me ketë klasë të kriminalizuar politikisht”, ka thënë ai.

Në fund, ai ka nënvizuar se problemet po vijnë duke u bërë edhe më të mëdha për vendin, dhe krejt kjo, siç ka thënë ai, fajtor është paaftësia politike.

“Problemet po vijnë duke u bërë edhe më të mëdha. Kosova asnjëherë deri më tash nuk ka qenë më keq, për shkak të një paaftësie politike dhe mosgatishmërisë për të bërë ndryshime të mëdha në shtet”, ka përfunduar Blerim Burjani për gazetën “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...