Kërcënimi i Gjuriqit nuk merret seriozisht, ai po tregon pafuqinë e shtetit serb karshi Kosovës

Politika

Kërcënimi i Gjuriqit nuk merret seriozisht, ai po tregon pafuqinë e shtetit serb karshi Kosovës

Nga: D. B Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 16:10
Marko Gjuriq

Marko Gjuriq i ashtuquajturi Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, me deklaratën e tij, kundër Kosovës reflekton gjendjen emocionale të një zyrtari ballkanas që shfryn mllefin e pafuqisë për të pasur fuqi vepruese.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike

Image
Artur Roshi

, i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se serbët janë ende larg qytetërimit perëndimor i cili nuk funksionon jashtë dialogut dhe mirëkuptimit.

“Serbia është pjesë e Ballkanit dhe në se kërkon prosperitet të saj duhet të krijojë marrëdhënie fqinjësore të mira sepse ekonomia e tyre ndërvaret nga ajo e fqinjëve. Gjuha e të fortit nga një përfaqësues zyrtar i një shteti tregon arkaizëm që përçmohet. Këto kërcënime janë nga pafuqia që kanë serbët për të bërë vërtet kërcënim. Nuk ka asnjë fije rreziku për Kosovën kjo deklaratë. Kosova ka sigurinë e një shteti sovran dhe Serbia sigurinë e pamundësisë së saj për ta kthyer mbrapsht rrotën e historisë. Deklarata e Gjuriqit është në nivel të ulëta mendimi dhe përfaqësimi dhe periferike dhe se kjo është një deklaratë që shkakton humor të zi”, thotë Roshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat