Analisti i njohur tregon kush ka faj që nuk po liberalizohen vizat

Politika

Analisti i njohur tregon kush ka faj që nuk po liberalizohen vizat

Nga: A.M. Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 23:03
Blerim Burjani

Në seancën e së martës deputetë e Kuvendit kanë bërë akuza të ndryshme ndaj njëri lidhur mosliberalizimin e vizave. Opozita ka akuzuar qeverinë, ndërsa pozita ka akuzuar BE-në.

Njohësi i çështjeve politike dhe juridike, Blerim Burjani ka treguar  për “Bota sot” shkaqet të cilat e kanë shtyrë BE-në që Kosova të mos ketë liberalizim të vizave.

“Kuptohet Qeveria është përgjegjëse se pari për dështimet e mëdha mos qeverisja demokratike dhe ne mënyrë të përgjegjshme dialogun me BE, mos bindja e kësaj Qeverie se ka dështime të mëdha në luftimin e korrupsionit, nepotizmit, keqpërdorimit të pushtetit. Kapja e drejtësisë mos funksionimi i organeve të drejtësisë, të gjitha këto kanë bërë që BE të mos thotë fjalën e fundit se ka liberalizim”, ka shpjeguar ai për “Bota sot”.

Image
Blerim Burjani

Gjithashtu, ai ka shtuar se një pjesë e opozitës nuk ka ofruar përgjegjësit por vetëm kritikat, nuk janë shumë këmbëngulës ndaj veprimeve të dëmshme të pozitës. “Opozita apo me mire të themi një pjesë e opozitës nuk ka ofruar përgjegjësit por vetëm kritikat nuk janë kanë inovativë dhe jo edhe shume këmbëngulës ndaj veprimeve të dëmshme të pozitës, mos marrja të  përgjegjësisë, përderisa një pjesë  e madhe e opozitës kërkon zgjedhje pa ndalë dhe te gjitha problemet i sheh në luftën për pushtet por jo mirëqenie ekonomike, shëndetësore dhe sociale. Opozita nuk ka bërë shumë për problemet e përditshme për të i bërë pozitës më shumë presion për bërjen e Fondit për Sigurime Shëndetësore, dhe reforme të kategorive të shumtë asociale që shpenzojnë mbi 300 milion euro për skema të shumta sociale”, ka përfunduar Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat