A ka Kosova liderë që i prinë interesave popullore duke bërë revolucion? - Bota Sot
A ka Kosova liderë që i prinë interesave popullore duke bërë revolucion?

Politika

A ka Kosova liderë që i prinë interesave popullore duke bërë revolucion?

Nga: N.Sh Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 16:26
Protestat në Prishtinë

Analisti politik, Ismet Haziri konsideron se rrëzimi i Qeverisë nga ana e popullit aktualisht është e pa mundur në rrethanat që gjendet Kosova, po ashtu është i pamundur një revolucion, ndonëse me nivelin dhe stadin e vetëdijes që kemi do të ishte i domosdoshëm në mënyrë që të shuajnë një klasë mafioze të ngritur mbi popullin me pasurinë e popullit.

“Tërheqja e paraleles ne mesë të francezëve dhe shqiptarëve në Kosovë për reagim ndaj veprimeve  dhe masave që cenojnë mirëqenien është absurd nga fakti se ne akoma jemi popull folklorik e glorifiukues ndaj figurave të zgjedhura dhe aspak kërkues, kurse populli Francez kërkon llogaridhënie dhe qeverisje të mirë”, thotë Haziri për gazetën “Bota sot”.

Image
Ismet Haziri

Ai thotë se nuk Kosova lider që u prinë interesave të përgjithshme popullore.

“Nuk e besojë se Kosova ka një lider që do të u printe interesave të përgjithshme popullore, por edhe sikur të ishte unë prapë nuk e shoh problem këtë Qeveri, ngase as nuk është ma keq e as ma mirë se pararendëset e saj, prandaj unë e shoh si problem një sistem të instaluar dhe të pa definuar mirë në hierarki, askush nuk e ka fuqinë e prerjes së problemeve apo të vendimmarrjes që kushtetuta  e nxjerr nga fuqia e veprimit, afërsisht janë të ballansuar në kompetenca si Kuvendi dhe Presidenca, kurse Qeveria ose e shpërfill Kuvendin ose është kalkulatore e numrave për të mbijetuar në pozita, po ashtu as një Kuvend që gjatë tërë kohës merret me Rezoluta dhe që janë nën hijen e liderëve që fuqinë e vetë e shohin në meritokracin e të bërit Kosovën dhe e kanë bindjen se Kosova mundë të qëndrojë vetëm me prezencën e tyre ne kupolën e shtetit”, përfundon ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test