Flasin nga Vetëvendosje për kërcënimet e Gjuriqit - Bota Sot
Flasin nga Vetëvendosje për kërcënimet e Gjuriqit

Politika

Flasin nga Vetëvendosje për kërcënimet e Gjuriqit

Nga: D. B. Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 16:52
Drita Millaku

I ashtuquajturi shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka kërcënuar hapur shqiptarët duke thëne se Serbia është sërish e gatshme për luftë me Kosovën.

Në seancën e Komitetit Ekzekutiv të partisë SNS, në Çaçak, ai ka deklaruar se nuk përjashtohet mundësia e ndonjë konflikti të armatosur me shqiptarët.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Drita Millaku, ka thënë se në Kosovë vepron KFOR-i dhe kjo është një garancë për sa i përket sigurisë së jashtme të Kosovës, prandaj kërcënimet e Gjuriqit janë farsë.

Sipas saj, një rrezik i destabilizimit të brendshëm i Kosovës duke përdorur komunitetin serb të Kosovës është i mundshëm dhe real.

“Institucionet duhen që sa më parë të marrin masat e nevojshme në drejtim të stabilitetit të brendshëm dhe patjetër duhet të vihen kontaktet e nevojshme me komunitetin serb të Kosovës me qëllim të ngritjes së sigurisë dhe duhet të veprohet në drejtim të shkëputjes së ndikimit të shteti të Serbisë në serbet e Kosovës. Duhet të tregohet vendosmëri në qëndrimet që merren. Qeveria e Kosovës duhet që të veprojë në drejtim të formimit dhe forcimit të ushtrisë sonë dhe atë ta mbështesë financiarisht dhe kjo do të ishte përgjigja më e mirë që do të duhej ti jepej Gjuriqit”, është shprehur deputetja Millaku.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test