Lista e kushtëzuar për qytetarët, poshtërim për Kosovën

Politika

Lista e kushtëzuar për qytetarët, poshtërim për Kosovën

Nga: D.B Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 18:02
Ilustrim

Profesor Sulejman Mehazi konsideron, lista e kushtëzuar për qytetarët e Kosovës se ku të shkojnë, lëvizin pa viza, e me viza në mbërritje të kufijve, është grushti i radhës diplomatik evropian e botërorë, pasi vet lista tregon se shteti i Kosovës është i qelqtë e me nevoja të veçanta qeveritare.

Image
Sulejman Mehazi

Sipas tij, kuptimi i kushtëzuar i vizave është nënçmimi më i madh i popullatës shqiptare të Kosovës, ofendues si për autoritetet e Kosovës, por edhe më ofendues për popullatën e gjorë që nga diplomacia perëndimore, është klasifikuar si e veçantë e papjekur dhe e paedukuar për BE-në.

“Vet fakti i listës tregon se shtetasit e Kosovës mund të shkojnë me viza në vendet e Afrikës, Azisë etj, ama kurrsesi në vendet e zhvilluara evropiane. Kur gjithë shtetet e kontinenteve të tjera: Afrika, Azia, Australia, Amerika Latine bëjnë çmos për t'u bërë shtete evropiane, në anën tjetër ne edhe pse jetojmë në zemër të Evropës mentalisht, psiqikisht e politikisht na llogarisin në nivelin e shteteve të Haitit, Gambisë, Banglladeshit, Somalisë. Shkak i këtyre poshtërimeve shtetërore janë, kush tjetër përveç udhëheqësve shtetëror të Kosovës. Nëse do kishin pak ndërgjegje e ndjeshmëri politike autoritetet e Kosovës duke parë listën degraduese, do kishin dhënë për një dorëheqje të parevokueshme për të mirën e popullatës të R. së Kosovës. Turp, turp e turp “. është shprehur njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat