Rrahmani: Nuk mund të pritet normalizim nga Serbia shoviniste

Politika

Rrahmani: Nuk mund të pritet normalizim nga Serbia shoviniste

Nga: D. B. Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 18:32
Imet Rrahmani

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhë e LDK-së Imet Rrahmani pohon se deklarimet e tilla të (Gjuriqëve)  me shokë, janë vetëm shpërfaqje edhe njëherë të shovinizmit serb dhe urrejtjes së madhe që kanë për shqiptarët.

Sipas tij, për shqiptarët janë të njohura këto kërcënime, janë ripërtëritje e deklarimeve nacionaliste të orkestruara nga mbetjet e politikës (Millosheviqiane).

“Derisa Serbia si shtet të mos e hedhë prapa shpine politikën e tillë luftënxitëse dhe duke i akuzuar të tjerët, nuk mund të pritet normalizim dhe integrim i shteteve të Ballkanit perëndimor në familjen e madhe të botës demokratike. Serbia gjithmonë është munduar të viktimizohet dhe të vajtoj edhe pse përherë ju ka pri proceseve destabilizuese. Unë personalisht këto kërcënime të Gjuriqit me shokë i shoh vetëm si deklarime për konsum të brendshëm, sesa që realisht paralajmërojnë mundësi të konfliktit, ka thënë  deputeti Rrahmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat