Spahiu dhe Mushkolaj flasin për kërcënimin e Gjuriqit: Serbia po i paraqet shqiptarët si radikalë

Politika

Spahiu dhe Mushkolaj flasin për kërcënimin e Gjuriqit: Serbia po i paraqet shqiptarët si radikalë

Nga: D. B. Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 19:25
Nexhmedin Spahiu dhe Imer Mushkolaj

I ashtuquajturi shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka kërcënuar hapur shqiptarët duke thëne se Serbia është sërish e gatshme për luftë me Kosovën.

Njohësit e çështjeve politike konsiderojnë së deklarimet e tilla të (Gjuriqëve) me shokë, janë vetëm shpërfaqje të shovinizmit serb dhe urrejtjes së madhe që kanë për shqiptarët.

Aanalisti politik Imer Mushkolaj konsideron se kjo është propagandë e Beogradit, pasi sipas tij, dihet tashmë se ky mjet i njohur politik i tyre është i njohur.

“Serbia po përpiqet në çdo mënyrë që ta paraqesë Kosovën si të keqën e rajonit dhe shqiptarët si radikalë. Kosova duhet te jetë e kujdesshme në këtë aspekt”, është shprehur analisti politik Imer Mushkolaj.

Edhe analisti politik Nexhmedin Spahiu konsideron se deklarata e Gjuriqit, nuk qëndron aspak, dhe kjo është vetëm një propagandë e tij.

“Kjo deklaratë e Gjuriqit dhe të gjithë (Gjuriqëve) tjerë, nuk është asgjë më shumë se një masturbim propagandistik e asgjë më shumë”, ka thënë analisti politik Spahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat