Deputetja e LDK-së: Përkrahja e SHBA-së për ushtrinë ka peshë të madhe

Politika

Deputetja e LDK-së: Përkrahja e SHBA-së për ushtrinë ka peshë të madhe

Nga: A.M. Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 21:05
FSK

Kryeministri i Kosovës, Ramush Hardinaj ka njoftuar se me 14 dhjetor do të votohet formimi i Ushtrisë. Për këtë Kosova ka marrë mbështetje edhe nga Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, në një intervistë ekskluzive për transmetuesin publik ka thënë sot se evoluimi i FSK-së në Forca të Armatosura është hap pozitiv dhe është mëse e natyrshme për Kosovën si vend sovran dhe i pavarur, që të ketë aftësi vetëmbrojtëse.

 Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku Rexhepi ka komentuar mbështetjen e SHBA-ve për transformimin e FSK-së në Ushtri.

 “Çdo përkrahje ndërkombëtare nga cilido vend në përgjithësi e SHBA në veçanti ka peshën e vet të madhe. Edhe në rastin e transformimit nga FSK në Ushtri, gjithçka në koordinim me SHBA dhe shtetet tjera ka rëndësinë e madhe andaj besojmë në përkrahje aq me tepër kur Kosova tani kërkon një gjë të tillë”, ka thënë deputetja Bunjaku Rexhepi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat