Pse Berisha akuzoi Thaçin, profesori ndërkombëtar tregon arsyet - Bota Sot
Pse Berisha akuzoi Thaçin, profesori ndërkombëtar tregon arsyet

Politika

Pse Berisha akuzoi Thaçin, profesori ndërkombëtar tregon arsyet

Nga: D.RR Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 21:56
Hashim Thaçi dhe Sali Berisha

Prof. Dr. Enver Bytyçi, në një prononcim për “Bota sot” ka folur lidhur me deklaratat e ish kryeministrit Sali Berisha, i cili akuzoi presidentin Thaçi si “argat” të Serbisë.

Bytyçi thotë se Sali Berisha gjithmonë e ka kundërshtuar idenë e ndarjes së Kosovës, madje edhe para se Serbia të kryente krime kundër njerëzimit.

Image
Enver Bytyçi

“Ish-kryeministri dhe presidenti I Shqipërisë, Sali Berisha, ka treguar se gjatë karrierës së tij politike e ka kundërshtuar gjithmonë me forcë idenë e ndarjes së Kosovës. Madje dhe para se Serbia të kryente krime kundër njerëzimit në Kosovë, duke asgjësuar mijëra njerëz, duke përdhunuar mijëra të tjerë, duke djeg e shkatërruar gjithë Kosovën, përfshirë trashëgiminë kulturore e historike të saj. Dmth para se Millosheviqi të bënte eksperimentin e asgjësimit të ekzistencës fizike dhe të kujtesës historike të shqiptarëve në Kosovë. Kjo do të thotë se pas asaj çfarë ka ndodhur në Kosovë, ideja e ndarjes është një mijë herë më e papranueshme sesa para luftës. E megjithatë Hashim Thaçi dhe Edi Rama e kanë pranuar këtë ide”, ka thënë Bytyçi.

Ai ka renditur tri pika pse Berisha e quajti ashtu Thaçin.

Bytyçi fillimisht mendon se Edi Rama dhe Hashim Thaçi janë pjesë e ndarjes së Kosovës.

“Po të kemi parasysh këto fakte, atëherë kuptohet se akuza e zotit Berisha është e bazuar, e drejtë dhe e saktë për disa arsye: 1. Së pari, se ideja e ndarjes së Kosovës ishte dhe është ide e Beogradit dhe politikanëve serbë. Hashim Thaçi dhe Edi Rama janë bërë pjesë e këtij projekti. Pse janë bërë pjesë? Arsyet I dinë vetëm ata. Por e vërteta është se të dy këta janë agjitatorë dhe argatë të Serbisë. Sepse punojnë e luftojnë fort e me këmbëngulje për të realizuar në Kosovë një projekt serb”, tregon Bytyçi.

Ai e quan Thaçin tradhtar, duke thënë se e kritikonte Rugovën për takimet me delegacione në Beograd, mirëpo tash takohet fshehurazi në skute me Vuçiqin.

“2. Së dyti, të pranosh idenë e ndarjes, sot pas lufte, kur ke kritikuar Ibrahim Rugovën pse me ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar bëri vizitë në Beograd në vitin 1998, kur atë atëherë e kishte cilësuar si tradhtar, është argatizëm që shkel dy herë në moralin politik dhe njerëzor. Rugova shkoi në Beograd me delegacion, ku bënte pjesë edhe Fehmi Agani, Veton Surroji e të tjerë politikanë të Kosovës. Hashim Thaçi takohet dy herë në muaj me presidentin e Serbisë fshehtas në skutat e Romës. E Thaçi atëherë e akuzonte Rugovën për “tradhti”! Çfarë I bie të jetë vetë ai sot?! Njëmijë herë tradhtar! Nëse e shqiptoj këtë term, në këtë rast nuk ka asnjë konotacion relative. Sepse në përvojën historike dhe në praktikën e sotme të shteteve, kushdo udhëheqës në botë që është I gatshëm të tjetërsojë territorin e vendit të vet, jo vetëm cilësohet tradhtar, por edhe dënohet si tradhtar. Prandaj tradhtia e Hashim Thaçit nuk është e diskutueshme, nuk është relative, nuk përbën më dyshim. Është një krim I rëndë I konsumuar. Vetëm se Kosova nuk është shtet ligjor I së drejtës që dikush nga prokurorët t’I vendosë hekurat në duar! Këtë përgjegjësi ligjore dhe kombëtare do ta vujnë jo vetëm prokurorët e tredhur prej Thaccit, por vetë shteti dhe populli I Kosovës!”, ka shtuar ai.

Dhe së treti, prof. Bytyçi mendon se Thaçi dhe Rama duhet të ndjekën penalisht për tradhti kombëtare. Sipas tij, Sali Berisha me të drejtë e akuzon Thaçin, ndërsa thotë se Berisha ka informacione të shumta që nuk mund t’i publikojë në këtë kohë.

“3. Së treti, në ndryshim nga çdo lloj tradhtie dhe argatizmi, që në të gjitha rastet bëhen të fshehta, tradhtia e Thaçit, argatizmi I tij konsumohen ditë për ditë në dritë të diellit. Ai ka dhënë prova tradhtie të lartë ndaj atdheut në të gjitha deklaratat e tij, por edhe në reagimet që ka bërë kundër kritikeve të idesë së ndarjes së Kosovës. Po ashtu Edi Rama! Ky I fundit duhej ndjek penalisht për deklaratën e tij në Pejë se “Kush I Thotë Hashim Thaçit tradhtar, është gomar”! Në mos drejtësia e Tiranës e kapur prej tij, procesin penal ndaj Rammës duhet ta fillonte prokuroria e Prishtinës ose e Pejës, sepse krimi është kryer në Pejë! Sipas ligjit, pavarësisht se kush e kryen një krim të caktuar, ai ndiqet nga drejtësia e vendit, ku krimi është kryer! Këto prova duhen administruar ligjërisht në përputhje me kodin penal. Nëse do kishim shtete funksionale,, ligjore e të së drejtës të dy këta tradhtarë të deklaruar të atdheut e të kombit shqiptar do duhej të ishin dënuar ashpër. Për këto arsye zoti Berisha ka të drejtë absolute, kur e tregon me gisht Hashim Thaçin. Në dijeninë time zoti Berisha ka edhe fakte dhe info të tjera të mëparshme. Mospublikimi I atyre informacioneve lidhet me rrethanat dhe personat implikuar, si dhe pozitën e vështirë të Kosovës në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare në këto kohë. Megjithatë do të vijë një ditë kur shqiptarët do të mësojnë të vërteta të hidhura të dikurshme, të cilat lidhen me tradhtinë e sotme të Hashim Thaçit”, ka përfunduar Bytyçi për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test