Deputetja e VV-së: Taksa ndaj Serbisë shumë e vonuar - Bota Sot
Deputetja e VV-së: Taksa ndaj Serbisë shumë e vonuar

Politika

Deputetja e VV-së: Taksa ndaj Serbisë shumë e vonuar

Nga: N.H Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 22:20
Drita Millaku

Taksa e vendosur nga autoritetet e Kosovës ndaj produkteve me origjinë nga Serbia vazhdon të gjejë kundërshti të mëdha nga e gjithë bashkësia ndërkombëtare. Kritikë rreth këtij vendimi shprehën të jenë edhe deputetë të Bundestagut gjerman. I tillë së fundi është edhe reagimi deputeti i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, Josip Juratovic, i cili konsideron se reagimi ndaj taksës është i arsyeshëm.

E, përkundër presionit ndërkombëtar, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala bën me dije se nuk e ka ndërmend të bëjë një hap prapa këtij vendimi.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se nuk e di se sa do të zgjasë taksa ndaj mallrave serbe, mirëpo sipas saj, sikurse të ishim shumë më të vendosur në qëndrimet karshi politikës famëkeqe të Serbisë ndaj Kosovës atëherë gjërat do të ishin më ndryshe.

“Nuk mund ta di se sa do të zgjasë kjo taksë, por një mund të them se kjo taksë është shumë e vonuar. Sikurse në të ishim shumë më të vendosur në qëndrimet tona karshi politikës famëkeqe të Serbisë ndaj Kosovës, atëherë gjërat do të ishin më ndryshe. Pikërisht presioni ndërkombëtar që po i bëhet Kosovës për taksën e ka zanafillën në politikat tona të buta ndaj Serbisë”, ka thënë Millaku.

Tutje, ajo shprehet se këto politika në vend kanë ndryshuar dhe se Kosova po e luan pozicionin e "portierit".

“Pra, këto politika kanë ndryshuar raportin në vend sikur që në të ishim në pozicionin sulmues, tani ne po luajmë rolin e "portierit" ku Serbia po gjuan "penallti", e në fakt duke e ditur se çka ka bërë Serbia në Kosovë rolet duhet të ishin të kundërta”, ka përfunduar Millaku e VV-së për gazetën “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test