“Sali Berisha ka të drejtë”, vija pro serbe e Hashim Thaçit dhe Baton Haxhiut e padiskutueshme - Bota Sot
“Sali Berisha ka të drejtë”, vija pro serbe e Hashim Thaçit dhe Baton Haxhiut e padiskutueshme

Politika

“Sali Berisha ka të drejtë”, vija pro serbe e Hashim Thaçit dhe Baton Haxhiut e padiskutueshme

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 7 dhjetor 2018 Në ora: 20:10
Baton Haxhiu, Hashim Thaçi dhe Sali Berisha

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha gjatë një interviste para disa ditësh, akuzoi rëndë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe gazetarin Baton Haxhiun, si miqë me bashkëveprime në rrugën e ndarjes së Kosovës.

Emri i Baton Haxhiut është lakuar jo rrallë si bashkëpunëtor i Thaçit. Madje, ka dyshime se Haxhiu mund të ketë qenë bashkëpunëtor i Ivica Stanishiqit gjatë kohës së paraluftës. Këto dyshime vinë nga disa deklarime të publicistëve të ndryshëm në Kosovë.

Lidhur me deklaratat (akuzat) e Sali Berishës drejtuar Hashim Thaçit dhe Baton Haxhiut, kanë folur për “Bota sot” publicistë dhe analistë të rrethanave.

Pse Berisha akuzoi Thaçin, profesori ndërkombëtar tregon arsyet

Prof. Dr. Enver Bytyçi, në një prononcim për “Bota sot” ka folur lidhur me deklaratat e ish kryeministrit Sali Berisha, i cili akuzoi presidentin Thaçi si “argat” të Serbisë.

Bytyçi thotë se Sali Berisha gjithmonë e ka kundërshtuar idenë e ndarjes së Kosovës, madje edhe para se Serbia të kryente krime kundër njerëzimit.

“Ish-kryeministri dhe presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, ka treguar se gjatë karrierës së tij politike e ka kundërshtuar gjithmonë me forcë idenë e ndarjes së Kosovës. Madje dhe para se Serbia të kryente krime kundër njerëzimit në Kosovë, duke asgjësuar mijëra njerëz, duke përdhunuar mijëra të tjerë, duke djeg e shkatërruar gjithë Kosovën, përfshirë trashëgiminë kulturore e historike të saj. D.m.th para se Millosheviqi të bënte eksperimentin e asgjësimit të ekzistencës fizike dhe të kujtesës historike të shqiptarëve në Kosovë. Kjo do të thotë se pas asaj çfarë ka ndodhur në Kosovë, ideja e ndarjes është një mijë herë më e papranueshme sesa para luftës. E megjithatë Hashim Thaçi dhe Edi Rama e kanë pranuar këtë ide”, ka thënë Bytyçi.

(Të plotë shkrimin mund ta lexoni nesër në gazetën "Bota sot")

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test