Buxhetin për ushtrinë duhet ta ndajë Kuvendi

Politika

Buxhetin për ushtrinë duhet ta ndajë Kuvendi

Nga: A.M. Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 22:40
FSK

Në rrjetet sociale është bërë ftesë që të mbledhen mjete financiare për të ndërtuar dhe armatosur ushtrinë nga qytetarët e Kosovës.

Më saktësisht zëvendësministri i Arsimit, Muhamet Kelmendi përmes një postimi në Facebook ka propozuar një gjë të tillë, i cili ka shkruar se gjendja është e rëndë në Ballkan, pasi që shqiptarët janë në rrezik nga serbët dhe grekët.

Ftese! Kudo ku gjinden shqiptaret në botë, pos votimit të Ushtrisë së Kosovës, me 14.12.2018i, në Kuvendin Kosovës, ftohen të mbledhin vullnetarisht mjete financiare për të ndërtuar dhe armatosur këtë ushtri. Gjendja është shume e rëndë në Ballkan. Kërcënime ka nga veriu dhe nga jugu. Shqiptaret janë në tehun e sulmeve neofashiste serbe dhe greke. Ta ndihmojmë ushtrinë tonë”, ka shkruar ai në Facebook.

Lidhur më këtë ftesë për mbledhjen mjeteve financiare, njohësi i çështjeve politike dhe juridike në vend, Blerim Burjani është shprehur për “Bota sot” se kjo çështje i përket Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

 “Kjo është çështje e Qeverisë së Kosovës dhe Kuvendit të Kosovës, pra Qeveria duhet të  parashikoje buxhetin  dhe duhet të ketë një projeksion afat gjatë, pra kjo është çështje ekskluzive e institucioneve”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Ndërsa, në Kuvendin e Kosovës ka dy ditë që deputetët e Kosovës janë duke e diskutuar buxhetin për vitin e ardhshëm, Burjani ka propozuar që në të përfshihen edhe buxheti për ushtrinë.

“Kuvendi i Kosovës me rastin e miratimit të buxhetit për vitin 2019 duhet të ndaj buxhet për temën e ushtrisë”, ka përfunduar Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat