Ndërkaq, analisti politik Nexhat Haziri, mendon se deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet që të t`i bëjnë preson qeverisë së Kosovës për përmbushjen e kritereve që nga Brukseli shihen si ngecje.
“Kosova është shtetet dhe deputetët e kuvendit duhet të fokusohen që të bëjnë presion mbi qeverinë e Kosovës që ti përmbush kriteret që nga Brukseli shihen si ngecje dhe kjo ka të bëjë me avancimin që duhet të bëjë Kosova në fushën e sundimit të ligjit pra luftën ndaj fenomenit të krimit të organizuar dhe korrupsionit”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.
Sa i përket pajisjes së qytetarëve të Kosovës me pasaporta shqiptare, Haziri shprehet se i sheh si tendencë për ta manipuluar opinionin me fraza patriotike me të cilat nuk mund ta shantazhosh Brukselin. Për më tepër, ai mendon se Shqipëria nuk mund të rrezikoj duke i lëshuar qytetarëve pasaportë shqiptare.
“Deklarata drejtuar qeverisë së Shqipërisë për pajisje me pasaporta për qytetarët e Kosovës e shohë si një tendencë për ta manipuluar opinionin me fraza patriotike me të cilat nuk mund ta shantazhosh Brukselin. Gjithashtu, Shqipëria nuk do të rrezikoj me sanksione nga BE-ja për ti lëshuar qytetarëve të Kosovës pasaportë shqiptare në mënyrën se si e kanë deputetët e Kuvendit të Kosovës . Andaj marrë parasysh pa mundësin e Shqipërisë për të ndihmuar në këtë proces që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm në zonën Shengen, deputetët duhet të ndalojnë së talluri me qytetarët e vendit”, ka potencuar Haziri për “Bota sot”.