Shahu: Qeverisë aktuale në Tiranë i duket se ka boll shqiptarë

Politika

Shahu: Qeverisë aktuale në Tiranë i duket se ka boll shqiptarë

Nga: A.M. Më: 9 dhjetor 2018 Në ora: 08:19
Rexhep Shahu. Foto ilustrim nga "Bota sot"

Publicisti nga Shqipëria, Rexhep Shahu, nuk beson se mund të pajisen shqiptarët nga Kosova me pasaporta shqiptare pasi që mungon vullneti politik

“Kjo bëhet, nuk thuhet. Sa më shumë të thuhet nëpër foltore e tribuna aq më pak është e mundshme të bëhet pasi penguesit janë më të fuqishëm se dëshiruesit. Republika e Shqipërisë nuk besoj se e bën një gjë të tillë pasi i mungon vullneti politik për t'iu gjendë Kosovës siç i ka munguar e po i mungon përveçse për të bërë tallava patriotike”, ka theksuar ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ka shtuar se zyrtaret e Shqipërisë nuk u japin pasaporta shqiptareve të Kosovës jo se i izolon BE por se nuk duan.

Image
Rexhep Shahu

“Nuk besoj se e bën Shqipëria një gjë të tillë pasi i duket se po i bën super-nder Kosovës, sikur po ia mban shpirtin gjallë. Inferioriteti alarmant i zyrtareve të Kosovës para zyrtareve të Shqipërisë i bën zyrtaret e Shqipërisë të mos e konsiderojnë Kosovën përveçse për të bërë ndonjë fotografi patriotike me flamur apo ndonjë kronike televizive patriotike ku e paraqesin kryeministrin e Shqipërisë si baba të kombit e të gjithë shqiptareve të globit. Zyrtaret e Shqipërisë nuk u japin pasaporta shqiptareve të Kosovës jo se i izolon BE por se nuk duan. Qeverise aktuale në Tiranë i duket se ka boll shqiptarë, bile i dalin tepër disa rajone me shpellare dhe nuk duan shqiptare të tjerë”, ka përfunduar Shahu për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat