Serbia s’ka guxim dhe forcë të ballafaqohet me një aleancë të tërë perëndimore

Politika

Serbia s’ka guxim dhe forcë të ballafaqohet me një aleancë të tërë perëndimore

Nga: N.A Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 10:27
Marko Gjuriq

Gadishulli Ballkanik është një vatër mjaft diskutabile sa i përket mundësisë për luftërave të reja në mes popujve. Shikuar edhe nga aspekti historik, në Ballkan asgjë nuk është befasi, dhe në çdo moment mund të jetë qendër e konflikteve.

Acarimi i kohëve të fundit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës ishte krye temë, derisa lufta ishte gjithashtu fjalë, e cila u përmend mjaft shumë nga liderët shqiptarë dhe ata serb. Të gjitha këto, erdhën pas vendosjes së taksës 100 % të produkteve të Serbisë nga ana e Kosovës ndërsa kulmi u arrit kur Kosova votoi kalimin e projektligjeve ku I hapi rrugë vendit që FSK të transformohet në Ushtri të Kosovës

Mirëpo kjo nuk është hera e parë që fjala luftë haset ne gojën e serbëve.

Lufta ishte përmendur edhe Pas arrestimit që iu bë zyrtarit serb, Marko Gjuriq në Mitrovicën Veriore, arrestim ky që erdhi pasi ky i fundit kishte hyrë pa lejen e autoriteteve të Kosovës.

Menjëherë pas këtij veprimi plasuan deklaratat e ndryshme, së pari nga Serbia duke akuzuar e kërcënuar, madje presidenti i Serbisë Aleksander Vuqiq, zhvilloi edhe një bisede telefonike me Rusinë apo siç njihet ndryshe mikun e Serbisë, paraprakisht me presidentin Vladimir Putin.

Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Studime të Sigurisë Armend Halimi, ka pohuar se kërcënimet e udhëheqësisë së Serbisë për luftë ndaj Kosovës, janë risi, ngase ka vite që në fjalorin e Serbisë kanë munguar reagime të tilla.

Ai ka thënë se këto deklarata të Gjuriqit më tepër janë lloj fjalësh sesa një realitet i mundshëm.

Image
Armend Halimi

“E gjithë kjo ka ndodhur për shkak se vetë shteti serb e ka të qartë se me rastin e agresivitetit të hapur me sulm ndaj Kosovës, do të përballet me aleancën më të fuqishme në botë, siç është NATO, nën mbrojtjen e secilës është Kosova që nga viti 99. Andaj, retorika e tillë është lojë politike me dy qëllime: e para siç njihet në gjuhën diplomatike ‘Diplomacia imponuese’ me anë secilës synon të imponoj bindje apo nënshtrim të shtetit tonë ndaj interesave të saj, dhe dyta ka për qëllim të tregoj ‘gatishmërinë’ e shtetit për të sakrifikuar me luftë karshi vullnetit të popullit serb, të ëndërruar për gjatë gjithë historisë, dhe duke jetuar me këtë iluzion se Kosova me as një kusht nuk do të humbet”, ka thënë Halimi.

Sipas tij, kjo sigurisht është karta e fundit e Serbisë e cila po përpiqet të luaj pas ballafaqimit me fuqinë reale të Kosovës.

“Kjo ka ndodhur edhe për shkak që kohën e fundit janë ndeshur me rastin e vënies së taksës nga ana e vendit tonë karshi produkteve të tyre, si dhe pas stagnimit apo dështimit në realizimin e projektit të fshehtë për ndarje të Kosovës. Për ndryshe, Serbia tani më si shtet hiq më tepër se çdo shtet tjetër në rajon, nuk do të kishte guximin e as forcën e ballafaqimit me një aleancë të tërë perëndimore, përkundër faktit se mbrapa saj qëndron një fuqi e madhe botërorë sikurse është Rusia”, ka thënë Halimi.

Ai ka theksuar se, në rezistencë do të kishte një fuqi akoma më të madhe botërore, sikurse është Amerika, pasi fati global apo rajonal i paqes dhe luftës përcaktohet vetëm nga fuqitë në fjalë, e assesi me nga një shtet minor sikurse është Serbia, gjë që kjo e fundit sikur po harron se ka vdekur fuqia e saj e dikurshme si një federatë.

“Megjithatë konfliktet e izoluara apo guerile të grupeve me sponzorizim të shtetit serb, janë të mundshme në zonat e kontestuara territoriale, ndaj të cilave duhet të jenë vigjilente organet vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë me mbikëqyrje të shtuar. Deklaratat e Gjuriqit po ashtu janë nxitje për grupe terroriste, sesa për sulm shtetëror”, ka thënë Drejtor Ekzekutiv i Institutit për Studime të Sigurisë Armend Halimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat