“Për ta ribashkuar Mitrovicën, duhet të bjerë në ujë Kushtetuta e Ahtisarit”

Politika

“Për ta ribashkuar Mitrovicën, duhet të bjerë në ujë Kushtetuta e Ahtisarit”

Nga: D.B Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 19:31
Ura e ibrit

Plani fillestar që kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, e kishte bërë të ditur për bashkimin e qytetit të Mitrovicës në një komunë të vetme, duket se nuk po gjen mbështetje.

Politologu Faik Krasniqi ka thënë për “ Bota sot” se skena politike në Kosovë, fatkeqësisht është e mbushur me palaço komik.

Image
Faik Krasniqi

Sipas tij, njëri prej tyre është edhe Agim Bahtiri, pasi Ndryshimi i Ligjit nuk mund ta bashkojë Mitrovicën.

“Nuk e di a është i vetëdijshëm z. Bahtiri për ta ribashkuar Mitrovicën, pasi sipas planit të Bahtirit, duhet të bie në ujë Kushtetuta e Ahtisarit. Prandaj, mund të them se ribashkimi i Mitrovicës është çështje politike dhe politikisht do të zgjidhet”, është shprehur politologu Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat