As liberalizim, as korrigjim të Demarkacionit, Kulla e Çakorri vazhdojnë t`i takojnë Malit të Zi

Politika

As liberalizim, as korrigjim të Demarkacionit, Kulla e Çakorri vazhdojnë t`i takojnë Malit të Zi

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 10 dhjetor 2018 Në ora: 21:57
Foto ilustrim

“Komisioni Qeveritar për shënimin e vijës kufitare të Kosovës, është krijuar nga Qeveria që në fillim të mandatit dhe ka mandate 2 vjeçare për ta bërë punën e tyre. Është detyrë e tyre kompletimi i gjithë materialit për këtë temë, dhe pastaj Qeveria në bazë të prioriteteve që ka e vendos edhe kur me nis shënimi i vijës kufitare me Malin e Zi. E rëndësishme në këtë drejtim është që, ne kemi një marrëveshje dhe miqësi të mirë me këtë shtet, dhe nuk është ndonjë problem se a nis sot apo nesër ky proces”, thotë Donjeta Gashi zëdhënëse në Qeverinë e Kosovës.

Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi pas disa vitesh zhagitje nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është votuar me 80 vota të deputetëve.

Ishte Lëvizja Vetëvendosje, e cila bashkë me AAK-në dhe Nismën, që si opozitë, gjuajtën dhjetëra herë gaz lotsjellës duke kundërshtuar këtë marrëveshje.

Kryeministri Ramush Haradinaj, sa ishte opozitë nuk la “gurë” pa lëvizur që të mos votohet demarkacioni, ndërsa posa e morri Qeverinë, ai e votoi këtë në këmbim të vizave për qytetarët e Kosovës.

Me këtë votim, Kosova humbi 8299 hektar tokë.

Pas kësaj marrëveshje, Qeveria e Kosovës ka thënë se do të bëhet korrektimi i vijës kufitare me Malin e Zi.

Qeveria shpreson që kjo të përfundoj brenda dy vjetësh, sipas marrëveshjes mes dy presidentëve të dy shteteve.

Zyrtarë të Qeverisë thonë se korrektimi i vijës kufitare me Malin e Zi do të bëhet sipas marrëveshjes mes dy presidentëve të dy shteteve.

Qeveritarët kanë theksuar se, kufiri do të lëvizë sipas marrëveshjes, në drejtim të Kullës dhe Çakorrit.

Grupi politiko- teknik, përkatësisht Qeveria e Kosovës dhe kryeministri, sipas zyrtarëve të Qeverisë është në kontakt dhe në negociata apo bisedime të përditshme institucionale me të gjitha institucionet e vendit, dhe kjo do të ndodhë së shpejti.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët e kanë votuar demarkacionin me Malin e Zi, nuk ishin të gatshëm të prononcohem në lidhje me këtë çështje.

Ne kemi kontaktuar me disa prej deputetëve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, por përgjigja e tyre ishte e njëjtë, se nuk kanë asnjë informacion në lidhje me punën e Komisionit apo Qeverisë për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi, duke shtuar se, nuk duan të prononcohen për diçka që nuk janë në dijeni.

(Të plotë shkrimin mund ta lexoni nesër në gazetën "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat