Flet eksperti i ekonomisë: Kosova nuk ka çfarë humb me vendosjen e reciprocitetit të plotë ndaj Serbisë

Politika

Flet eksperti i ekonomisë: Kosova nuk ka çfarë humb me vendosjen e reciprocitetit të plotë ndaj Serbisë

Nga: N.H Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 22:56
Qeveria e Kosovës

Përkundër presionit të madh ndërkombëtar Qeveria e Kosovës nuk e ka ndërmend të kthehet pas për ta hequr vendimin për taksën. Ndërsa, si masë reciprociteti janë duke u shqyrtuar edhe tri vendime të tjera.

Eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadriaj, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se duke qenë dëshmitar për sjellje aspak jo dinjitoze të Bashkimit Evropian, tani e tutje, Kosova nuk ka çfarë humb edhe nëse e shton masën e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Image
Mustafë Kadriaj

“Pa marrë parasysh reflektimin dhe reagimin që do të merr nga Bashkimi Evropian, mendoj që kryeministri i tanishëm është duke kthyer besimin e qytetarëve ku dihet që ka qenë një qeveri anemike për nga zhvillimi ekonmik poashtu është duke demonstruar para shtetit të Serbisë që Kosova tani e tutje është që ka mekanizma për t’iu kundërvë me të njëjtën monedhë. Duke qenë dëshmitar për sjellje aspak jo dinjitoze të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës duke i harruar premtimet e tyre, tani e tutje Republika e Kosovës nuk ka çka humb edhe nëse i shton masat e reciprocitetit ndaj Serbisë”, ka thënë Kadriaj.

Sipas tij, ndalimi i valutës së dinarit duhet të ndodhë njëherë e përgjithmonë, përderisa, siç ka thënë njohësi i ekonomisë, Kosova e ka pranuar valutën Euro.

“Nëse viti 2018 përmbyllet me avancimin e FSK-së në detyra dhe obligime të reja me ligjet që priten të votohen, si dhe me shtimin masave të reciprocitetit konsideroj që Kosova po manifeston një shtet që mund të merr fatin e vet në duart e veta”, ka thënë njohësi i ekonomisë.

Në fund, Kadriaj ka nënvizuar se të gjitha masat; si taksa 100 për qind, po ashtu edhe mosnjohja e dokumenteve si dhe targave të automjeteve duhet të hiqen vetëm nëse arrihet ndonjë marrëveshje e re mes dy shteteve.

“Të gjitha masat si taksa 100 për qind po ashtu edhe mosnjohja e dokumenteve si dhe targave të automjeteve duhet të hiqen nëse ndodh ndonjë marrëveshje e re, por ndalimi i valutës së dinarit mendoj që këtu nuk ka kompromis, duhet të ndalohet njëherë e përgjithmonë përderisa ne e kemi pranuar valutën Euro ndërsa në disa komuna me shumicë serbe të qarkullon valuta e dinarit nuk ka sensë ekonomikë sepse nuk kemi një pasqyrë reale të stabilitetit financiar. Këto masa kanë dëshmuar edhe njëherë që shteti serb është ende me mentalitet të së kaluarës që nuk kemi ende një reflektim për të shikuar nga e ardhmja”, ka thënë në fund Mustafë Kadriaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat